Thaçi-Meta: Bashkëpunim për vlerat euroatlantike dhe perëndimore

438
Sigal

Presidenti
i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi sot se gjatë vizitës në Tiranë u takova me
kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ku në fokus të bisedimeve,
 ishte vlerat euroatlantike dhe perëndimore dhe bashkëpunimi mes dy
shteteve tona.

Në një
postim në Facebook, Presidenti Thaçi shprehet se: “Gjatë qëndrimit tim në
Tiranë, zhvillova një takim edhe me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir
Meta, me të cilin biseduam për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona. Duhet
vazhduar me shkëmbimin e përvojave ndërshtetërore, për të forcuar
 demokracinë parlamentare si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë”.

“Shqipëria
ka bërë hapa përcaktues drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, derisa Kosova,
pas MSA-së, pret liberalizimin e vizave dhe dinamikë të shtuar drejt
anëtarësimit në BE. Orientimi kah vlerat euroatlantike dhe perëndimore është
njëra ndër të arriturat më strategjike të shqiptarëve në këtë shekull. HT”,
shkruan Thaçi.