Thaçi: Kosova, vota e dytë pro Amerikës

612
Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, 128 shtete të botës kanë votuar pro një rezolute, duke kundërshtuar vendimin e Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Vota e Shqipërisë pro rezolutës është parë edhe si votë kundër SHBA, dhe Presidentit Trump. Pas vendimit të Tiranës ka reaguar edhe vetë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka thënë se Kosova do të ishte rreshtuar krah Amerikës, në çdo rrethanë. “Edhe sikur të ishte vetëm vota e Amerikës kundër kësaj rezolute, e dyta do të ishte e Kosovës, pa marrë parasysh si kanë votuar të tjerët për këtë çështje”, ka thënë presidenti i Kosovës.
Sigal