Tha se Kosova u vetë-përjashtuar/ Deputeti-Ramës: Pse kjo thikë pas shpine?

533
Sigal

Pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se Kosova është vetë-përjashtuar dhe vetë-izoluar, duke mos marrë pjesë në samitin e Ohrit ka reaguar deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli. Në një postim në rrjetet sociale ai ka shkruar se pritej bashkim të shqiptarëve në Europë, e asnjëherë bashkimi i Shqipërisë me Serbinë kundër Kosovës. Po ashtu ai shkruan se Rama u ka ngulur thikën pas shpine shqiptarëve të Kosovës dhe se këtë që bëri ai as Enver Hoxha nuk e ka bërë. Gjithashtu deputeti shprehet se sot Rama u dorëzua tek Vuçiçi, duke u bërë vegël e tij.

Postimi i plotë:

Enveri e harroi Kosovën por nuk e shiti Shqipërinë te Tito, kurse sot Rama po dorëzohet te Vuçiçi, duke u bërë vegël e saj, duke e shkelur edhe mbi vullnetin e pjesës saj të amputuar siç është Kosova. Pse kjo ngutje e Ramës, pse kjo thikë pas shpinës, tani kur Kosova është në vakuum institucional.”