Tetova e Mitrovica dhurojnë fondin e dekorit për të pastrehët, Rama harxhon 42 mijë euro për zbukurime

189

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, ka hequr një paralele sa fyese dhe të dhimbshme për atë se si po e përjetojnë vuajtjen e shqiptarëve, vëllezërit në trojet jashtë atdheut dhe si po i përgjigjen, dhembshurisë së tyre, qeveritarët e Tiranës.

Dy qytete shqiptare, Mitrovica në Kosovë dhe Tetova në Maqedoninë e Veriut, kanë vendosur të heqin dorë këtë vit nga dekorimet e festave dhe fondin t’ia dhurojnë Shqipërisë për të përballuar pasojat e tërmetit. Por, nga ana tjetër, tek kjo e fundit, është urdhëruar nga kryeministri Edi Rama që qytetet të dekorohen më bukur se asnjëherë për të mbuluar realitetin e trishtë.

Ja ç’ka shkruan sot Ina Zhupa:

“Standardi rilindas: zbukurojnë qytetin e Durrësit me 42 mijë euro për festa, kur njerëzit janë akoma rrugëve pa siguri, pa strehim! Ndërkohë, Tetova na dhuroi 25 mijë eurot e dekorit të saj festiv për qytetarët e Durrësit!

Mitrovica dhe Tetova vendosën të mos kishin dekor festash këtë vit, sepse paratë e parashikuara për zbukurimin e qyteteve ia kanë kaluar Shqipërisë për ndihma për të prekurit nga tërmeti. Tetova dhuroi 25 mijë eurot e dedikuara për dekorin festiv.

Ndërsa Tirana që ka edhe fondin më të madh të shpenzimeve për zbukurimet e festave, por edhe Durrësi e Lezha, kanë shpenzuar miliona lekë për dekor. Ndërkohë që banorët janë jashtë pa strehë, pa ushqime, edhe të pasigurtë se çfarë do të ndodhë me ta.

Durrësi qyteti edhe më i prekur nga tërmeti, me humbje tragjike jetësh njerëzish, harxhon 42 mijë euro për dekor zbukurimesh në qytet.

Qeveria është e gatshëm që të lërë pa shpërblim pensionistët që mezi shtyjnë muajin, por jo dritat edhe yjet e qyteteve! Sepse për rilindasit e emëruar në krye të bashkive edhe për qeverinë, dukja se gjithçka është në rregull, është më e rëndësishme se realiteti i mjerueshëm që po përjetojnë shqiptarët!”