“Tetori Gjerman”, Nishani vlerëson rolin e Merkel në integrimin e Ballkanit

32
Me rastin e festës së “Tetorit Gjerman”, presidenti i Republikës, Bujar Nishani organizoi një ceremoni të veçantë në “Pallatin e Brigadave”. Në fjalën e tij, presidenti Nishani, tha se bashkimi i Gjermanisë, ishte frymëzim për shumë vende të tjera ish komuniste, në rrëzimin e sistemeve totalitare. Për Kreun e Shtetit, procesi i Berlinit, i iniciuar nga kancelarja Merkel, ka një rëndësi të vecantë në rrugën e integrimit të Ballkanit.

Nishani: Dëshiroj të sjell në vëmendje me rëndësinë e madhe që pati për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, vijimin në Vjenë me veprime konkrete i procesit të iniciuar një vit më parë nga kancelarja gjermane Angela Merkel në Berlin dhe që njihet si procesi i berlinit. Projektet e miratuara zhvëllimore e bëjnë më të prekshëm dhe njerëzit procesit e afrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE. Ndërkohë, ambasadori gjerman, Helmut Hoffman, ndërsa falenderoi presidentin për aktivitetitin, vlerësoi përpjekjet e Shqipërisë drejt integrimit europian.

Hoffman: Të gjithë ne punojmë bashkarisht për të lexuar prespektivën e integrimit me BE për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në mënyrë të vecantë për Shqipërinë dhe në këtë kontekst ne vlerësojmë me simpati të vecantë përpjekjet që janë duke u bërë në Shqipëri për të reformuar dhe modernizuar vendin dhe përpiqemi që brenda mundësive të mbështesim me angazhimin tonë. Gjatë ceremonisë, presidenti Nishani, vlerësoi me medalje mirënjohjeje presidentin i shoqates ekonomike Gjermani – Shqiperi, Hans Jurgen Muller, për kontributin e krijimit të marrëdhënieve ekonomike mes vendeve.