Testimi, Vokshi: Të jap dorëheqjen ministri, Beqaj: S’preket puna e paga

549
Sigal

TIRANË – Deputetja e Partisë Demokratike ndërsa ka vlerësuar vendimin e djeshëm të Gjykatës Administrative për pezullimin e vendimit për testim të mjekëve ka kërkuar edhe dorëheqjen nga ana e Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Krahas shqyrtimit të disa pr/ligjeve pritet të zgjidhet anëtari i ri i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Denada Prifti, kandidatja e propozuar nga Këshilli i Ministrave për këtë post, ishte e pranishme dje në një seancë dëgjimore në komisionin parlamentar të Ekonomisë, ku paraqiti prioritetet e saj për këtë detyrë.

Rendi i ditës i seancës së sotme përfshin gjithashtu dhe diskutimin e pr/ligjit “Për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura”; ratifikimin e një marrëveshje me qeverinë e Islandës për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal për tatimin mbi të ardhurat, si dhe pr/vendimin “Për miratimin e disa ndryshimeve në strukturën, organikën dhe numrin e punonjësve të administratës së Autoritetit të Mediave Audiovizive”.

Ora 12:15 Berisha: Keni marrë vendim të më vini zhurmues e të mos merreni me ligjet
“Ju e urreni parlamentin, ne e duam. Pa parlament pluralist Shqipëria. A e dini se fare ka ndodhur kohët e fundit grupi parlamentar, keni marrë vendim se nuk do merreni me ligjet, por do merreni me Berishën. Këta të flasin për mua, unë do flas për hallet e qytetarëve, për krimin, për korrupsionin.  Është një akt i shëmtuar. I kanë vendosur zhurmues një ish-kryeministri, një deputeti. Dëshpërimi i madh që mendoni të më vini zhurmues. “Facebook” do ju përmbysë ju se aty flitet e vërteta. Kush do merret me hallet e popullit. I zgjidhni ju duke futur njerëzit në burg.  Aktin më të turpshëm konsideroj letrën në emër të Komisionit të Jashtëm që i dërgohet BE që Shqipëria ka çelësat Lindjes dhe Perëndimit. E bëjnë BE të qeshi. Sot Rama u thotë italianëve se për ju do jemi parajsë, hiqni dorë nga këto paranoja. ” -tha Berisha. 

Ora 11:20 Beqaj: Testimi nuk prek punën dhe pagën
Ministri i Shëndetësisë në përgjigje të akuzave të deputetes së PD, Albana Vokshi, tha se testimi është një domosdoshmëri. Ai siguroi se  nga rezultatet e arritura nuk do të preken marrëdhën iet e punës, paga dhe as e drejta për të vijuar ushtrimin e profesionit.

“Sigurisht që ka vendim të gjykatës që tha derisa të shprehemi në themel për të gjithë procesin nuk mund të vazhdojmë . Por unë besoj se ne kemi në shëndetësi një situatë që unë do ta quaja emergjenc ë kombëtare . Në përfundim të ciklit të parë 5­ vjeçar të edukimit në vazhdim, 1/3 e trupës mjekësore në Shqipëri nuk kanë marrë kreditet e mjaftuesh me. Duhet të merremi seriozisht për të bërë përpjekjet maksimale që deri në mes të prillit të shpallim programet që ata të fillojnë në mësojnë dhe brenda tetorit ta mbarojmë këtë proces me sa më pak kosto. Testimi në gjykimin tonë është i domosdoshëm, por 3 gjëra nuk i prek. Nuk prek marrëdhën iet e punës, përfshirë dhe pagën dhe nuk prek as të drejtën e vijimit të ushtrimit të profesionit. Nuk ka nivele pikësh që me kaq kalon apo me kaq nuk kalon.”­ deklaroi ministri Beqaj


Ora 10:55 Vokshi-Beqajt: Jep dorëheqjen pezullimi i testimit, fitore e mjekëve
Deputetja e Partisë Demokratike ndërsa ka vlerësuar vendimin e djeshëm të Gjykatës Administrative për pezullimin e vendimit për testim të mjekëve ka kërkuar edhe dorëheqjen nga ana e Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. “Vendimi që të testoheshin infermieret presion i dukshëm. Sjell në vëmendje peticionin e mjekëve, infermier. Shëndetësia falas mashtrimi që solli në pushtet PS doli në dritë dhe do sjellë largimin e tyre. PD ka denoncuar shkelje nga MSH, heja e TVSH së  ilaçeve për të shpërblyer financuesit e fushatës.”- tha ndër të tjera Vokshi e cila vlerësoi si një revolucion reagimin e bluzave të bardha.- “Është një revolucion i madh, guximi i bluzave të bardha për të kundërshtuar të keqen, testimi mbetet tentativa më e paskrupull i Ministrit që kërkon skemat e revolucionit të Mao-s.”- tha Vokshi. “Duhet të tërhiqesh dhe të dorëhiqesh për të rilindur.” – tha Vokshi duke iu drejtuar ministrit Beqaj duke shtuar me ironi se ke katër alternativa “1-Kërko ndjesë publike. 2-Jep dorëheqjen. 3- Merr avokat për mbrojtje. 4 -Mos u mërzit “ce la vie”.”

Ora 10:45 Konferenca e Kryetareve fut në kalendar 2 variantet për hapjen e dosjeve 
Konferenca e Kryetareve ka futur në kalendarin 3-mujor edhe 2 pr/ligjet e propozuara  për hapjen e dosjeve. Njëri i sjellë nga qeveria ndërsa pr/ligji tjetër është propozuar nga deputetja Mesila Doda dhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi. Ky variant është rrëzuar në komisionet përkatëse qoftë nga mazhoranca, po ashtu edhe nga opozita.
Varianti i propozuar nga dy deputetët Doda dhe Idrizi parashikon edhe lustracionin, ndërsa varianti i qeverisë nuk e ka të përfshirë këtë pikë.