Testi i drogës për të gjithë politikanët, PD tërhiqet nga kërkesa

409
Deputeti i PD-së, Edi Paloka deklaroi se do të vazhdojnë në këmbëngulin ndaj kërkesës për bërjen e testit të drogës nga të gjithë politikanët. Sipas tij, opozita do të tërhiqet vetëm në rast se ndërkombëtarët, në këtë rast Komisioni i Venecias, mund ta shohë të arsyeshme dhe të rekomandojë heqjen e kësaj pikë për hir të konsensusit. Paloka ka theksuar se testi i drogës duhet të prekë të gjithë, duke përfshirë këtu edhe Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm, të cilët i ka shigjetuar si të lidhur me krimin dhe përdorues të lëndëve të forta narkotike. Ai ka shtuar se PD është për kompromis dhe e shikon të paarsyeshme mungesën e vullnetit për këtë pikë nga mazhranca. Këto deklarata kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, i bëri nga Kukësi, teksa ishte në një analizë të kësaj dege për zgjedhjet e qershorit, në kuadër të takimeve të tilla që po realizohen në të gjithë vendin.
Sigal