Terrorizmi, DASH vlerëson Shqipërinë: Ndihmoi me armë e municione

416
Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar këtë të mërkurë raportin për terrorizmin për vitin 2016, në të cilin vlerëson përpjekjet dhe kontributin e Shqipërisë në luftimin e këtij fenomeni.
“Shqipëria ka qenë një mbështetesë e fuqishme e luftës kundër terrorizmit në vitin 2016 dhe vazhdoi pjesëmarrjen e saj në radhët e Koalicionit Global për mposhtjen e ISIS, duke bërë donacione të shumta armësh dhe municionesh”, thotë raporti.
Dokumenti zyrtar citon rastin e datave 4 dhe 5 nëntor të vitit të kaluar, kur një operacion i mirëkoordinuar në nivel rajonal çoi në arrestimin e 4 individëve në Shqipëri. “Operacioni parandaloi një sulm potencial terrorist që do të kryhej gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, e vlefshme për Kupën e Botës, që do të luhej në Shkodër më datë 12 nëntor”, vijon raporti.
Departamenti i Shtetit vlerëson edhe faktin se të arrestuarit u akuzuan për mbështetje financiare dhe logjistike të ISIS, për rekrutim të luftëtarëve dhe për promovim të fjalimeve të urrejtjes.
Shqipëri-Izrael
Në raport përmendet episodi i ndeshjes së futbollit Shqipëri-Izrael ku u arrestuan 4 persona të dyshuar se do të kryenin një akt terrorist. Në sajë të operacionit policor u shmang edhe sulmi në Shkodër në nëntor 12. Të arrestuarit u akuzuan se kanë mbështetur financiarisht ISIS duke edhe rekrutuar njerëz për shtetin Islamik si dhe duke përhapur gjuhën e urrejtjes. Në raport vlerësohet se në Shqipëri janë rritur përpjekjet për të zbuluar kërcënimet terroriste.


Sigal