Territorialja,mazhoranca merr 1 anëtar,komisioni shtyhet 2 muaj

369
Sigal

TIRANE – Komisioni i posaçëm i ngritur për reformën territoriale, shumë shpejt pritet të nisë punë, dhe kjo pasi Konferenca e Kryetarëve ka miratuar me votat e mazhorancës shtimin e një anëtari nga shumica dhe shtyrjen e afatit të Komisionit me dy muaj. Kërkesa e Partisë Socialiste për të ndryshuar përbërjen dhe funksionimin e Komisionit  Reformën Territoriale parashikon ndryshimin e numrit të anëtarëve të Komisionit, duke e çuar numrin e tyre në 17, ku 9 t’i përkasin mazhorancës (PS-LSI) dhe 8 anëtarë opozitës (6 deputetë nga PD dhe 1 nga PDIu dhe PR-ja). Në këtë kushte, mazhoranca fiton kuorumin dhe hapet drita jeshile për nisjen nga puna të këtij komisioni, i cili aktualisht është i përberë nga tetë deputetë të majtë dhe tetë të djathtë. E pavarësisht nga kjo, është lënë ende dhe një mundësi e dytë për opozitën, që nëse dëshiron të bashkëpunojë, mund të marrë pjesë, por këtë radhë edhe ajo me një deputet më shumë, pra, 9, për t’u barazuar. 3 muaj nga ngritja e tij, Komisioni nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje, përveç asaj të konstituimit më 23 janar. Për këtë arsye, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Rusi i cili ka dorëzuar kërkesën në Kuvend, shtoi mes të tjerash se lind nevoja për shtyrjen e afatit të funksionimit të Komisionit, duke qenë se ai e mbyll veprimtarinë në datën 24 prill. Partia Demokratike ka deklaruar se nuk do të bëhet pjesë e procesit, derisa sipas saj, të garantohet konsensusi nga fillimi deri në fund të realizimit të kësaj reforme.