Territorialja në Kuvend, Marto e PDIU votojnë pro, Dule kundër

204

TIRANE – Reforma territoriale ka nisur të diskutohet në Kuvend, ndërsa ministri i Shtetit për Çështjet Vendore Bledi Çuçi tha se me ndarjen e re e terriorit të Shqipërisë janë bërë lëshime ndaj zonave minoriate si ansjë vend në Europë, duke shtuar se përfitojnë të gjithë shqiptarët. Kjo deklaratë erdhi në kundërpërgjigje të kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule i cili ripërsëriti edhe në këtë seancë, votën e tij kundër me akuzat se reforma bazohet në elementë elektoralë. Ai tha se vetëm referendumi e zgjidh problemin sipas tij, të bashkimit të Himarës me Vranishtin. Dule, i cili është pjesë e koalicionit mazhoritar, ka deklaruar më herët se nëse kjo reformë miratohet do të dalë nga qeveria.

Pavarësisht bojktotit të shpallur të opozitës, në seancën e fundit të parlamentit për këtë sesion, marrin pjesë edhe 6 deputetë nga opozita, kreu demokristian Nard Ndoka dhe 5 deputetët e PDIU-së. Kreu i PDK-së e ka cilësuar jo konsensuale reformen, duke deklaruar qëndrimin për kalimin nga 12 qarqe në 6 rajone. Ai tha se dhe pse pjesmarrës në sallë, bazuar mbi këto argumente, vota e tij do të jetë kundër.

Pak përpara nisjes së debatit për reformën territoriale në Kuvend, kryeministri Edi Rama shkroi në rrjetin social Facebook se “kjo reformë historike do të riorganizojë Shqipërinë si shtet modern, përmes ndarjes së re administrative”.

Sakaq, deputeti i Partisë Socialiste Andre Marto, i cili në komision e ka votuar kundër reformën, si dhe PDIU-ja, kanë dorëzuar amendamente të vecanta për hartën e re. Burime bëjnë me dije se vota e PDIU dhe Martos do të jetë pro.

Amendamenti i Andrea Martos: Fshatrat Kardhikaq, Pecë dhe Muzinë, t’i bashkohen Bashkisë Livadhja dhe t’i merren bashksisë së Delvinës
Amendamenti i PDIU: Fshatrat Vagalat, Sopik dhe Pandelejmon të bashkisë Konispol t’i kalojnë Bashkisë Livadhja

Diskutimet per reformen territoriale

ORA 15:37 – Idrizi: PDIU pro territoriales! Reagimi i Greqisë qesharak, Dule nëse nuk voton do mbahet mend si tradhtar!
Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ripërsëriti edhe në sesionin e fundit parlamentar vullnetin për të votuar ndarjen e re territoriale të Shqipërisë me 61 bashki. Ishte vetë kreu i kësaj partie Shpëtim Idrizi i cili teksa konfirmoi votën pro reformës territoriale, kundërshtoi qëndrimin e kreut të PBDNJ Vangjel Dule dhe reagimin e Athinës zyrtare duke e cilësuar qesharak.

Sipas Idrizit, Greqia është vendi i fundit i cili duhet të flasë për të drejtat e minoritarëve duke shtuar se ishte i njëjti vend që ushtroi genocid ndaj popullit shqiptar.

Shpëtim Idrizi theksoi më tej se shteti helen nuk është shembulli për t’u ndjekur, duke shtuar se  është i vetmi vend europian i cili nuk njeh minoritetet dhe mbi të gjitha nënvizoi Idrizi “nuk ka ratifikuar në Kuvend konventën e minoriteteve.”

“Ditë më parë kemi dëgjuar se një nënkryetar i Kuvendit, që nuk përfaqëson askënd, bredh qyteteve të vendit për protesta, dhe prej protestave të tij, shteti grek ka hyrë me arrogancë në punët e shtetit tonë. Kjo është qesharake. Territori i Shqipërisë, nuk ka asnjë territor të vendeve të huaja,  përkundrazi një pjesë e mirë e jona gjendet jashtë Shqipërisë. Unë mendoj se minoriteti grek, dhe Çamëria është ura lidhëse mes dy vendeve. Madhështia e kombit tonë është kjo, ne i respektojmë minoritetet edhe pse ata kanë ushtruar genocide ndaj nesh. Si shqiptar, të parët tanë janë përzënë me horror nga shteti ankues, prandaj ne i kuptojmë më mirë se kushdo ankesat e minoritetit. Me bindjen e vetëdijen e respektimit të të drejtave të njeriut, ne nuk e pamë kurrë krijimin jashtë konventave ndërkombëtare të ndarjes së re, por kërkuam vetëm korrigjimin e ndarjes administrative. Greqia të nderuar kolegë nuk është shembulli më i mirë për t’u marrë parasysh. Ata janë i vetmi vend europian që nuk i njeh minoritetet, i vetmi vend që nuk e ka ratifikuar në Kuvend të drejtat e minoritarëve. Madje mban në fuqi ligjin e luftës. Veç kësaj nuk pranon që të krijohen njësi vendore me shumicë minoritete.” theksoi në fjalën e tij kreu i PDIU

Gjatë fjalës së tij, Idrizi dha një mesazh edhe për kreun e PBDNJ Vangjel Dule, duke u shprehur se nëse nuk e voton ndarjen e re, atëherë ai do të mbahet mend sipas Idrizit si një tradhtar.

“Përgjigja e duhur që duhet t’i jepnim është shembulli grek, këtë meritonte Venizellos e nënkryetari ynë i Kuvendit, por nuk e meritonin vëllezërit tanë minoritarë. Ne nuk shohim as Bollanot që shkatërruan bregdetin shqiptar. Ne nuk shohim tek minoriteti Greqinë që largoi me dhunë vëllezërit tanë. Ne, në gjithë këtë që parashtruam duam të tregojmë jo vetëm që nuk jemi kundër, por duam të respektojmë vëllezërit tanë minoritarë. Edhe pse alteranivat janë të shumta, ndarja e re është e saktë dhe e drejtë. Fatkeqësisht PD nuk mori pjesë për të krijuar variantin më të mirë. Nëse dikush nuk voton se i bindet qeverisë së huaj, është një tradhtar dhe nëse nuk ndiqet penalisht, moralisht do të mbahet mend.” nënvizoi Idrizi

Ndoka: Reforma jo konsensuale, të kalojmë nga 12 qarqe në 6 rajone
Ora 15:20 Kreu i Partisë Demokristiane, deputeti Nard Ndoka ka deklaruar votën e tij kundër reformës territoriale duke e cilësua si jo konsensuale dhe një reformë nga e cila është përjashtuar gjysma e vendit duke përcaktuar qendrat e zhvilli,it urban. Ndërkohë Ndoka ka propozuar ndarjen nga 12 qarqe në 6 rajone pasi sipas tij kjo ndarje do të ishte më e mirë për zgjedhje parlamentare duke kthyer Parlamentin me 120 deputetë, 20 për çdo rajon.

“Nuk do të jeni krenarë për një reformë të pakonsultuar me opozitën dhe grupet e interesit. Ndarja administrative është një reformë pa konsensusin e opozitës. Për të krijuar një terren për konsensus duhet tolerance, mirëkuptim. Tentoni ta kaloni dhunshëm ne kuvend një projektligj kaq të rëndësishëm për vendin. Ju po përcaktoni qendrat e zhvillimit urban te vendit, keni përjashtuar më shumë se gjysmën e vendit nga vendim marrja. Nga reforma punonjësit e komunave mbete pa punë,  vijoni me demogagjinë se disa prej tyre do të mbahet në pune pasi do të qëndrojnë disa zyra. Nëse do mbahen disa zyra hapur. Çfarë kuptimi ka reforma. Keni mungesë të vizionit, pasi kjo reformë duhet të jetë përfshirëse përtej një ndarje territoriale duke i paraprirë një reforme akoma më të gjerë. Te kalohet me 6 rajone duke u dhënë mundësi që çdo rajon të zgjedhë nga 120 deputete. Kështu garantohet funksionimi normal. Projekti i sotëm nuk është një reformë territoriale, por një përmbysje territoriale. Në Shkodër eliminohet krahina e Dukagjinit, duke e zhytur akoma më keq në varfëri banorët e asaj zone.

Çuçi i përgjigjet Dules: Pse referendum për Himarën? Bëmë lëshime si asnjë vend i Europës
Ora 15:13
 Në replikë me kreun e PBDNJ-së, ministri i Çështjeve Vendore Bledi Cuci, mbrojti bindshëm këtë reformë duke deklaruar se lëshimet që janë bërë ndaj zonave minoritare, nuk janë bërë në asnjë vend të Europës.

Ai tha se nëse PBDNJ kërkon referendum për Himarën, atëherë nuk duhet të ketë përjashtime, por të bëhet në të gjithë Shqipërinë.

“Në komision kemi miratuar një kriter të veçantë për mbrojtjen e zonave që kanë shumicë minoritare. Asnjë vend në Europë nuk ka pasur kriter përjashtues. Madje duke cënuar dhe funksionalitetitn e bashkive fqinje duke i dhënë vetë mundësinë atyre që të vendosin për të drejtat e tyre.

Në lidhje me Himarën: Ajo zonë është përcaktuar nga ekspertët si zonë funksionale dhe ai konfigurim, është një propozim i ardhur nga një analizë e detajuar e të gjithë ekspertëve të përfshirë në këtë proces.

Nëse do të bëhet referendum të bëhet në të gjithë Shqipërinë, pse të bëhet vetëm në himarë? Kemi bërë një lëmshim që se ka bërë asnjë vend i Europës”, tha ministri Cuci.
 
Territorialja, Dule: Vota kundër, nuk e engociaoj Himaren…vetem referendum
Ora 14:58 
Kreu i Partisë për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut, Vangjel Duke ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit votën kundër reformës administrativo-territoriale duke e vlerësuar ndarjen e re të hartës së Shqipërisë, të bazuar mbi elementë elektoralë.

“Reforma më anti-europiane e këtyre 24 viteve në lidhje me të drejtat e pjestarëve të minoriteteve etnike, veçanërisht atij grek. Për të qenë i qartë dhe trasnparent, partia jonë favorizon reformat dhe ne jemi bërë pjesë e një koalicioni dje opozitar dhe sot qeverisës. Vetëm se reformat duhet vizion dhe standarde e parime në implementim. Dhe kështu nisi kjo reformë, por si përfundoi? Elementët elektroale spikasim mbi vizionin dhe parimin. E kundërshtojmë”, tha Dule

Ndërsa sa i përket Vranishtin i cili me hartën e re bashkohet me Himarën, element ky i kundërshtuar nga PBDNJ, Dule tha se qeveria përpiqet “t’i përdorë si mish për top, si një trup elektroale që do të tjetërsojë sipas planeve të tyre vullnetin e banorëve të Himarës për të mbajtur peng autoritetet vendore të Himarës për t’i humbur identitetin, historinë dhe krenarinë e tyre”.

“Nuk mund të bëhem pjesë, theksoi Dule, “duke votuar këtë projektligj. Sigurisht që vota është kundër, është e prapranueshme për partinë tonë kjo reformë”, përfundoi ai.

Çuçi: Nga reforma territoriale përfitojnë të gjithë, është historike
Ora 14:57  Ishte ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, ai që nisi diskutimin mbi projektligji për reformën territoriale. Në fjalën e tij ai tha se nga reforma administrativo-territoriale përfitojnë të gjithë.

“Reforma  territoriale është historike. Nga kjo reformë përfitojnë të gjithë, çdo qytetar, çdo komunitet. Qyetetarët më do të kenë më shumë peshë në vendimarreje.  Do të nderohen njësi më të mëdha për njësitë vendore që krijojnë më shumë të ardhura ekonomike dhe do të kenë më shumë burime financiare. Këto njësi do të kenë më shumë kapacitet, do të bëjë të mundur decentralizmin e më shumë reformave.  Njësitë e mëdha promovojnë demokracinë vendore. Analizat e ekpertëve të pavarur tregojnë se njësitë e mëdha do të sjellin një përfitim nga 3 miliardë deri në 6 miliardë të njësive vendore. Ky efekt do të sjellë nga 5 deri në 10 % të të ardhurave të njësive vendore.  Qeveria e ndërmori këtë reformë bashkë me procesin decetralizimt ku njësitë vendore do të marrin më shumë kompetenca. Këto reforma janë përkushtim i qeverisë pëë të çuar sa më shumë fonde në nivelin e njësive vendore. Edhe përvoja e vendeve të tjera me zvogëlimin e njësive vendore ka treguar se ka sjellë rezultate pozitive, po marr një shembull si Danaimarka apo Suedia. Edhe Franca së fundmi ka marrë një iniciativë për një refomë të tillë.  Kjo reformë nuk u zhvillua pas dyerve të mbyllura por me diskutime, si dhe në zbatim të kushtetutës. Edhe pas gjithë kësaj pune dera për opozitën është gjithmonë e hapur”, ka thënë ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi.

Ndoka dhe PDIU vijnë në Parlament për reformën territoriale
Ora 14:55 Ndonëse opozita ka shpallur bojkotin ndaj Parlamentit, deputeti i Partisë Demokristiane Nard Ndoka dhe deputetë të Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, janë bërë pjesë e seancës parlamentare të së enjtes, ndërsa filloi të diksutohej Projektligji “Për ndarjen Administrativo -Territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.

Rama: Reforma do e bëj Shqipërinë një shtet modern
Ora 14:35 Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar historike reformën territoriale. Pa nisur diskutimet në Kuvendin e Shqipërisë, në një statusr në rrjetin social Facebook ai shkruan se kjo reformë do të riorganizojë Shqipërinë si shtet modern përmes ndarjes së rë administrative.

ramaaa

Seanca e fundit e parlamentit, test i “rebeleve” per pr/ligjet me 84 vota
Kuvendi i Shqipërisë mban seancën e fundit plenare, për këtë session parlamentar. Pa praninë e opozitës, e cila ka njoftuar prej kohësh bojkotin, mazhoranca pritet të votojë ligjet me shumicë të cilësuar. Pas mungesës në votim për ligjet me 84 vota, precedent që krijoj gjithë zhurmën mediatike për përçarje në PS, mazhoranca është konsoliduar dhe gati të votojë këto ligje. Nga lista e gjatë me 23 ligje që do të diskutohen sot në seancë, gjashtë janë ligjet që kërkojnë 84 vota, ku nder me kryesoret eshte reforma territoriale. Vendimi i kryeministrit Rama për të zhvilluar mbledhjen e grupit të partisë socialiste një ditë përpara zhvillimit të seancës plenare nuk ka qenë rastësor. Mesazhi për deputetët e majtë dje në mbledhjen e grupit ishte i qartë: Mazhoranca duhet të jetë e bashkuar, votimi duhet të jetë unanim.

Priten diskutime per Pr/lgiji per KLD
Projektligji për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë do të përbëjë edhe një herë fokusin e diskutimeve në një kohë kur qeveria e ka cilësuar si prioritet reformën në drejtësi. Ministri i Drejtësisë Nasip Naço do të shpreh edhe një herë rezervat që ka për drejtësinë në Shqipëri dhe ndërhyrjet që duhen bërë në KLD. Edhe dy ndryshimet që janë bërë në Kodin e Procedurën Penale do të kërkojnë votim me 84 vota të deputetëve të majtë. Relatorja për këtë çështje, Vasilika Hysi ka kërkuar seancën e një jave më parë, miratimin e këtyre ndryshimeve pasi kanë ndikim të drejtëpërdrejtë për jetën dhe sigurinë e qytetarëve. Edhe miratimi i organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të ILDKPI-së, kërkon shumicë të cilësuar.

Pas miratimit në Komisionin e Ligjeve, ndryshimi i strukturës pritet të marrë edhe votat e parlamentit. Organika dhe funksionimi i Gjykatës Administrative bën pjesë në ligjet që u shty për në seancën e sotme për shkak të mungesës së numrit të votave nga seanca e shkuar. Dy ligjet e fundit që do të kërkojnë shumicë të cilësuar janë për Kodin Doganor dhe dhënie amnistie. Pjerin Ndreu, Tom Doshi dhe Armando Prenga kanë deklaruar se do të jenë në seancë dhe do të votojnë të gjitha ligjet, ndërkohë që edhe pse nuk janë shprehur publikisht edhe deputetët e tjerë të PS që munguan të enjten e kaluar kanë konfirmuar pjesmarrjen.

Diskutimet ne seancen parlamentare

Beqaj: Basha sulmon shëndetësinë me Koduzin që ndiqet penalisht për dëm 2 mln dollarë
Ora 11:45 
Teksa në parlament diskutohej projekligji për barnat dhe shërbimin farmaceutik, kurse në një hotel të tiranës opozita analizonte 300 ditët e shëndetësisë nën qeverisjen Rama, ka qenë Ministri Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili ka deklaruar se është për të ardhur keq se në tavolinën e liderit të opozitës ka vend për mjekë, që janë akuzuar për shpërdorim detyre. Fjala është Gazmend Koduzin, një fytyrë në fakt jo e panjohur për shqiptarët, për shkak se ka qenë njëri ndër mjekët që ndiqte shëndetin e grevistëve të larguar nga administrate, të “ngujuar” në cadra pranë kryeministrisë.

“Pretendojnë se po disktutojnë sot në një hotel të Tiranës për 300 ditët e mjerimit të shëndetësië, por nuk thonë asnjë fjalë për spitalet që u mungionin barnat bazë, nuk thonë edhe mungesa të mëdha që në 8 vitet e qeverisjes së tyre ndodhën në shëndetësinë shqitpare. Më vjen keq që kishte zgjedhur një person që ishte paditur për shpërdorim detyre, kur ai kryente përkohësisht detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Mjekut, me një veprim të paligjshëmduke shkaktuar dëm 2 milionë dollarë në vit. Këtë zgjodhi t’i bëntë prezantimin për 300 ditëshin e vet. Prokuroria do të bëjë punën e saj”, tha ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Tahiri: Ngritja në karrierë jo sipas gradave, po sipas meritës…ndaj lamë vetëm “inspektor”
Ora 12:25 
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri prezantoi në Kuvendin e Shqipërisë projektiligjin “Për Policinë e Shtetit”. Duke iou përgjigjur interesit të deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama se përse janë hequr gradat e nëninspektorit dhe kryeinspektorit, Tahiri tha se ligji i ri ndryshon filozofinë e ngritjes në karrierë, e cila nuk lidhet më me postin, por me meritën.

Pyet Luan Rama: 
Është hequr grada nën inspektor dhe kryeinspektor dhe ka vetëm inspektor, sa është numri që do mbajnë këtë gradë?
Cfarë ndodh me punonjësine policisë kur mbaron afati në një gradë dhe nuk fiton dot një gradë tjetër?

Tahiri: “Ky ligj nga njëra anë rikthen Policinë e Shtetit në shinat e meritokracisë dhe e përcakton karrierën jo si rrugë të shtrembër ku shpesh qokat, miqtë, nderet zënë më shumë vend se rezultatet, eficenca dhe përkushtimi në detyrë.  Për këtë arsye në një sërë nenesh kemi përcaktuar si rekrutohesh në polici, duke nisur që me arsimin, kemi krijuar modelin e arsimit të lartë duke i bërë dalje mediokritetit.
Në ligjin e mëparshëm s’ishin grada për të përcaktuar shkallën e meritës, por për të njëjtën punë mund të ndodhte që të kishte punonjës policie me grada të ndryshme. Në Drejtorinë e Policisë së Shtetit në një hotel ishin më shë se 800 punonjës, një pjesë e mirë me grada të larta pavarëssht se bënin detyrën e një specialisti të thjeshtë. S’e të punosh aty jo detyrimisht duhet të kesh një gradë të lartë. Kemi ndryshuar filozofinë e ngritjes në karrierë, jo sipas postit po sipas meritës. S’është e thënë të kësh një gradë të lartë që të punosh në Drejtorinë e Policisë”, u shpreh ministri Tahiri nga foltorja e Kuvendit.

Bushati: Strategjia e sigurisë “udhërrëfyes” i veprimtarisë së institucioneve dhe politikbërjes

Ora 10:52 Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati paraqiti nga foltorja e Kuvendit pikat kyçe të strategjisë së re të sigurisë kombëtare, duke e vlerësuar atë si një dokument të rëndësishëm që do të orientojë veprimtarinë e institucioneve.

“Dokumenti, i drejtohet jo vetëm institucioneve shtetërore, por gjithë spektrit politik. Strategjia e re vazhdon me traditën më të mirë të eksperttizës ndërkombëtare, pasqyron përgjigjet tona ndaj realititet të ri të sigurisë kombëtare, rajonale e globale. Bazohet në reformë në të gjithë komponentët e sigurisë, jo thjesht një dokument politik. Mbështet siguri institucionale në fushën e sigurisë. Identifikon cështjet prioritare për politikbërjen, përqëndrohet tek parandalimi, përgatitja dhe përgjigja ndaj një spektri të gjerë kërcënimesh dhe rreziqesh. Ekspertiza ndërkombëtare na ndihmoi për një dokument të gjallë, të orientuar drejt veprimit, duke e konsideruar sigurinë e vendit si një proces që nuk mbyllet me votimin e strategjisë sot”, u shpreh ministri Bushati nga foltorja e Kuvendit për projektligjin “Për miratimin e strategjisë së sigurisë kombëtare të Republikës së Shqipërisë”.

Domosdoshmëritë strategjitke që do të orientojnë veprimtarinë e institucioneve
Përmirësimi i së drejtës dhe garnantimin e qeverisjes së mirë
Forcimi i institucioneve publike
Nxitja e zhvillimit të qendrueshëm ekonomik
Zhvillimi i një sistemi arsimor cilësor
Fuqizimi i sektorit të sigurisë dhe mbrojtjes
Forcimi i kohezionit shoqëror dhe identititetit kombëtar
Forcimi i rolit rajonal të Shqipërisë