Territorialja, Basha: Qeveria kërkon modelin e Enver Hoxhës, protesta!

436
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, njëherësh dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës, është shprehur sërish kundër ndarjes territoriale. Gjatë një takimi  me me të zgjedhurit vendorë Basha tha se ndarja e re administrative rikthen Komitetet Ekzekutive të Partisë së Punës. “Në 23 vite demokraci është punuar që të mos qëndrojmë tek status kuo-ja e regjimit të kaluar po tek ndryshimi.  Të lëvizimi nga sekreratët e parë të partisë, e të kalojmë  tek përfaqësuesit e zgjedhur nga qytetarët.  Pushteti vendor sot administron rreth 2.1 përqind të PBB, ndërsa  pusgteti qëndror  33 përqind të PBB. Me pak fonde pushteti vendor po bën shumë punë.  Nuk ka qytetar që ta gjejë veten tek ndarja e re e Shqipërisë në modelin e Enver Hoxhës. Ndarje e re territoriale e është Enver Hoxha plus” tha kreu i Partisë Demokratike Lulëzim Basha. Sipas tij mazhoranca nuk ka ofruar asnjëherë dialog për opozitën.  “Tavolina imagjinare e dialogut, nuk ekziston, pasi qeveria Rama-Meta e ka zgjedhur ku do të dali, do të ndërtojë qarqe si Enver Hoxha por duke respektuar minoritetet. Dyshja Rama-Meta është me vizion të vjetër oligarkësh, por ky  nuk do funksionojë.  Kemi kërkuar dhe vazhdojmë ta kërkojmë tryezën e dialogut. Për ta bërë këtë duhet të nisemi jo vetëm nga një vullnet i mirë por edhe nga një bashkim i fakteve e argumentave dhe ku duam të dalim. Por faktet e argumentat flasin se nuk duhet një ndarje të madhe.  Ta lëmë konfliktim politik,  jemi gati t’i përvishemi punës ashtu siç duhet me debate, shkembime faktesh, debate. Një gje është e sigurt, kjo ndarje nuk do të funksionojë për qytetarët”, ka thënë Basha ndërsa ka paralajmëruar se opozita nëse nuk ofrohet dialog nuk do të rrijë duarkryq. Sipas Bashës nëse mazhoranca nuk ulet të bisedojë me opozitën dhe të zgjedhurit vendorë, atëherë do të përballen me protesta