Tërmeti, Rama debaton me qytetarët në ‘Kombinat’: Aman ore se më doli shpirti, na lini të bëjmë analizën me inxhinieret

614
Sigal

Kryeministri Edi Rama ndodhet në zonën e Kombinatit dhe po përballet me banorët, apartamentet e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Banorët të shqetësuar ndihen të pasigurtë me atë çfarë do të ndodhë dhe debatuan me kryeministrin.

Banorët kërkojnë që të bëhet verifikimi I pallateve dhe kryeministri thotë se do kohë pasi janë shumë ndërtesa.

Ato ankohen se nuk kanë ku të flenë, ndërkohë që kryeministri thotë se janë qendrat sociale të hapura për të pritur banorët.

Edi Rama“Shyqyr Zotit ju ruajti, përqafo vajzën se dje përcollëm 22 vetë nën dhe.
Banorja: Viktimat e radhë si bie të jemi ne?!

Edi Rama: Edhe unë këtu kam qenë, dhe i kam njerëzit e familjes time në këtë hall.. Pse do jesh viktima të radhës?

Mos u fut në pallat. Shko tek qendra sociale që të mos kesh qiellin mbi kokë.

Banorët: Duam ekspertë për të vlerësuar

Edi Rama: Do më lini ta mbroj se ka të tjerë shumë më keq se ju. Na lini të bëjmë analizën me të gjithë . Shkoni në tendën sociale, mos rrini tek makina.

Situata ishte dukshëm e tensionuar deri sa në një moment Rama tha “Do me lini ta mbaroj ketë fjale, se ka shume me keq se ju tani? Aman ore se me doli shpirti, u çmenda, nuk kam me fuqi, na lini te bëjmë analizën me inxhinieret, bëjnë nuk bëjnë godinat. Lërini rrofsh, secili do rroje sa e ka te shkrujt, nuk e gjen nga tërmeti, e gjen te rruga”.

Në total në zonën e Kombinatit janë 8 pallate të dëmtuara, diku tek 275 familje.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Edi Rama deklaroi se në Tiranë 1192 banesa kanë dëmtime serioze dhe tani 265 pallate kërkojnë vlerësim. 8 shkolla të dëmtuara, një qendër shëndetësore.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm😢👐🏿🇦🇱Tiranë, Kombinat – Aty ky pallatet silikate të ndërtuara me punë vullnetare në fillim të viteve ‘70, kanë ankthosur qindra familje🙁 JU LUTEM DURIM dhe MOS DËGJONI SHARLATANËT që shfaqen si shkencëtarë nëpër ekrane duke nxitur fantazinë e ushqyer frikën JU LUTEM🙏https://e-albania.al/dhuro/

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 30. November 2019