Tërmeti në Turqi/ Kryemadhi: Jemi pranë familjeve që kanë humbur të afërmit

492
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka ngushëlluar popullin turk, pas tërmetit të fuqishëm prej 6.8 ballësh të rënë mbrëmjen e djeshme.
Sigal

‘Uroj me gjithë zemër që operacionet e shpëtimit të jenë sa më të suksesshme për të pasur sa më shumë jetë të shpëtuara’, shkruan Kryemadhi në mesazhin e saj.

Mesazhi i plotë i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi:

Kam përjetuar me hidhërim dhe dhimbje të thellë tërmetin që goditin Turqinë dhe popullin turk.Ne më mirë se kushdo e dimë se sa e rëndë është kjo situatë ndaj jemi pranë familjeve, që kanë humbur të dashurit e tyre dhe ju shprehim ngushëllimin tonë të thellë.Uroj me gjithë zemër që operacionet e shpëtimit të jenë sa më të suksesshme për të pasur sa më shumë jetë të shpëtuara.Solidariteti ynë për popullin vëlla turk dhe qeverinë e Republikës se Turqisë është i pakufishëm në këto çaste tragjike.

Zoti qoftë me ju!