Tërmeti / Në Tiranë 1192 banesa të dëmtuara, 256 pallate kërkojnë vlerësim

605
Sigal

Dëme të jashtëzakonshme solli me vete tërmeti tragjik, që mjerisht la nën rrënoja 50 viktima. Në një bilanc paraprak të dëmeve, një numër i madh banesash rezultojnë të dëmtuara në kryeqytet.

Ka qenë Kryeministri Edi Rama që ka publikuar zonat më të dëmtuara nga tërmeti edhe në Tirane duke dhënë një shifër paraprake lidhur me banesat e dëmtuara dhe më tej me pallatet që duan rivlerësim.

Ai tha se në Tiranë 1192 banesa kanë pësuar dëmtime.

“Në Tiranë 1192 banesa kanë dëmtime serioze dhe tani 265 pallate kërkojnë vlerësim. 8 shkolla të dëmtuara, një qendër shëndetësore” – tha Rama.