“Tërmeti apokaliptik”, Presidenca del me deklaratë: Ja pse kreu i shtetit kërkoi informacion

401
Sigal

Një ditë pas letrës së presidentit të vendit, Ilir Meta, për informacion drejtuar kryeministrit të vendit dhe institucioneve, lidhur me një paralajmërim të dhënë nga sizmologu grek për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë rajonin me pasoja shkatërruese, reagoi me një deklaratë për mediat këshilltari i Presidentit, Bahri Shaqiri.

Në një deklarata nga presidenca, ai theksoi se letra e presidentit erdhi pas shqetësimit të ngritur e pasqyruar nga një sërë mediash fqinje, lidhur me parashikimin e bërë për tërmet nga Akis Tselentis.

“Duke pasur parasysh që kushtetuta në nenin 92, sanksionon se presidenti kërkon mendim për çështje që kanë të bëjnë me shqetësime të tilla, ka ndjekur rrugën zyrtare të adresimit të këtij shqetësimi, për planin e masave.

Greqia nuk është fqinje me Zelandën e Re por me Shqipërinë”- tha këshilltari mes të tjerash.

Sipas tij, “Presidenti ka kërkuar informacion dhe ka inkurajuar institucionet që të trajtojnë me seriozitet shqetësimin e ngritur nga institucionet greke”.

Këshilltari për Çështjet e Sigurisë Kombëtare theksoi se “Kërkesa ishte për masat parandaluese dhe pasojat e mundshme për qytetarët.

Ai ka folur edhe për letrën e publikuar në media, duke akuzuar për ‘Rrjedhje të kërkesës për informacion dhe për manipulim”.

“Kryeministri dhe ministrat duhet të përgjigjen. Çdo nënvlerësim do të shënohet me vëmendje nga Presidenti”- tha ai.