Tërhiqet një tjetër kandidat i PD-së nga gara, sërish në Berat

506
Një tjetër kandidat që tërhiqet nga listat e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 qershorit. I renditur i gjashti në listën e PD për Beratin Bujar Hoxha ka marrë vendimin të tërhiqet nga gara.
Duket se Hoxha është i pakënaqur nga renditja në fund, pasi pretendonte të udhëhiqte listën duke i renditur i pari ose i dyti. Tashmë në Qarkun e Beratit janë dy emrat që nuk garojnë në zgjedhje Bujar Hoxha dhe Sazan Guri.
Ndërsa Basha ka ultimatum edhe disa orë që të takojë kandidatin Lefter Maliqi, të po këtij qarku i cili është i pakënaqur nga fakti i të qenit i treti në listë.
Sigal