Tërhiqet nga politika Genc Ruli

699
Genc Ruli, një nga themeluesit e Partisë Demokratike është tërhequr nga politika. Ai i ka kërkuar zyrtarisht kreut të PD, Lulzim Basha që të mos e kandidojë për deputet.

Genc Ruli përveç deputetit, ka mbajtur edhe disa poste ministror.

Ai ka qenë Ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në kabinetin e Sali Berishës.

Po ashtu Ruli ka mbajtur edhe postin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë në fillim të viteve 90, ku ka dhënë dorëheqjen nga ky post në 9 nëntor 1993 pas akuzave për korrupsion.

Ruli ka qenë edhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjistikës gjatë vitit 2005-2009.
Sigal