Tërhiqet Komisioni i Venecias, nuk ka “tejkalim kompetencash” nga Presidenti Meta

449
Sigal

Burime bëjnë me dije se Komisioni i Venecias është tërhequr dhe nuk e ka përfshirë në opinionin final, gjetjen se presidenti ka “tejkaluar kompetencat”, duke anulluar dhe më pas caktuar një datë të re për zgjedhjet lokale.
Ky ishte edhe argumenti që mazhoranca dhe mediat pranë saj, përdorën gjerësisht për të krijuar përshtypjen se Presidenti ka shkelur Kushtetutën.
Me sa duket, informacioni shterues i dërguar nga Presidenti i Republikës, ka bërë që Komisioni të amendojë drafin e rrjedhur në media pak kohë më parë.

Ditën e sotme Presidenca ka reaguar edhe ndaj kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla lidhur me raportit e Komisionit të Venecias.

REAGIMI I PRESIDENCËS

Propozimet e Tao Tao-s gajasën sot të madh e të vogël në Komisionin e Venecias.
Hëngri një dajak të fortë, por mënd nuk zuri, dhe vazhdon propagandën bajate me titra të porositura.

I kujtoj Tao Tao-s “hurin” që mori nga reporteri i çështjes për rrjedhjen në media të Draft-Opinionit, për keqpërdorim politik. Dhe nëse nuk është ftilluar akoma, ai dhe delegacioni që e shoqëron, le të bëjnë një vizitë në Bienalen e Venecias, se ndoshta u bie stresi.

Sa për Presidentin, çështja është e qartë si kristali: ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS.

Tani të gjithë të bashkuar të mbështesim kuqezinjtë në sfidën e mbrëmjes.