Tërheqja e kandidatëve në Kavajë, ja vendimi që mori KQZ-ja

451
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, menjëherë pas caktimit të datës së zgjedhjeve të pjesshme për Kryetar të Bashkisë së Kavajë, nga Presidenti i Republikës me dekretin nr. 10098, dt. 24.03.2017, u angazhua maksimalisht për të përmbushur me korrektësi të gjitha detyrimet ligjore brenda afatit të kohor të parashikuar nga ligji. 

KQZ përgatiti të gjithë bazën materiale zgjedhore për funksionimin e Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor nr. 42 në Kavajë, për funksionimin e 85 Komisioneve të Qendrave të Votimit, dhomat e fshehta, kutitë e votimit, kodet me vula sigurie, mjetet e posaçme për zgjedhësit me aftësi të kufizuar, si edhe çdo material tjetër të nevojshëm për procesin e votimit. 

U prodhuan me emrat e dy kandidatëve, 62.937 fletë votimi. 
Gjatë kësaj periudhe u trajnuan të gjithë komisionerëte Qendrave të Votimit, përfshirë edhe shtetasit të cilët aplikuan dhe u miratuan nga KQZ, për t’u emëruar kryesisht nga KZAZ-ja si anëtarë të KQV-ve. 

E gjithë baza materiale zgjedhore e sipërpërmendur u dërgua nga KQZ pranë KZAZ-së nr. 42, në Kavajë, ditën e enjte, datë4 maj. 

Sikundër dihet tashmë publikisht, ditën e shtunë, datë 6 Maj, dy kandidatët për kryetar të bashkisë së Kavajës paraqitën pranë KZAZ-së nr. 42, deklaratat e noterizuara për dorëheqjen e tyre nga kandidimi, me argumentin se dorëheqja e tyre do të ndihmonte për qetësimin e situatës politike dhe për të shmangur çdo dëmtim të mundshëm të qytetit të Kavajës dhe qytetarëve të tij.

KZAZ nr. 42, e cila në bazë tëKodit Zgjedhor administron procesin zgjedhor në Bashkinë e Kavajës, me vendimin nr. 177, datë 06.05.2017, pranoi kërkesat e kandidatëve për çregjistrimin e tyre dhe anulloi respektivisht vendimet nr.4 e nr.5 të datës 12.04.2017.

Komisioni i Administrimit të Zonës Zgjedhor nr. 42, në vijimsi ka informuar në rrugë zyrtare KQZ-nëgjatë ditës së shtunë dhe të dielë, për: 
– Mostërheqjen e bazës materiale zgjedhore nga asnjë Komision i Qendrave te Votimit në datën 6 maj, përmes njoftimeve të dërguara në orën 16.00 dhe orën 24.00. 
– Moshapjen e Qendrave të Votimit në datën 7 maj, në orën 07.00. 
– Mos hapjen e Qendrave të Votimit dhe mos fillimin e votimit në asnjë Qendër Votimi, njoftim i orës 13.00 në datën 7 maj. 
Duke vlerësuar situatën faktike dhe ligjore të referuar më lart, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se në përfundim të afateve të përcaktuara në nenin 161 të Kodit Zgjedhor do të shprehet me vendim.
Ndërkohë, për të gjitha këto fakte, KQZ do të njoftojë zyrtarisht Presidentine Republikës. 
Sigal