Tepelenë/ Denoncimi i oficerit të antidrogës: Kryebashkiaku i Rilindjes mbjell arat me hashash

838
Sigal

Bashkëpunimi i Rilindasve me kriminelët dhe ndarja e parave të drogës me njëri-tjetrin nuk është më një lajm në Shqipëri.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar mesazhin e një oficeri policie, i cili tregon se si lulëzojnë arat me kanabis në Tepelenë, të cilat janë në pronësi të kryebashkiakut të Rilindjes Tërmet Peçi.

Ja postimi i Berishës:

Mashtrimi i radhës i narkopolicisë!

Denoncohet Termet Peçi si pronar i arave të kanabisit.

Lexoni denoncimin e policit dixhital! 

Mirëmëngjes dr jam police i antidrogës. Tepelena është e mbushur me parcela kanabisi ,para tre ditësh policia në Tepelenë ka asgjësuar 17 mijë rrënjë kanabis dhe ka bërë njoftim për shtyp për 300 rrënjë , e gjithë sasia është e Termet Pecit. Nga burim i sugurtë është e gjithë zona e Tepelenës është plotë me parcela në mbrojtje nga Termer Peci. Kjo situatë sipas informacioneve është në gjithë teritorin e Shqipërisë.