Tentakulat e George Soros shtrihen deri në Suedi

450
Sigal

I konsideruar si
një prej shteteve më sociale në botë, Suedia është vendi evropian ku
spekulatori George Soros ka shumë ndikim. Sipas disa dokumenteve të publikuara
javë më parë (http://www.geenstijl.nl/archives/images/soroskooptbrussel.pdf),
një pjesë e mire e politikanëve suedezë kanë raporte shumë të mira me manjatin
hungarezo-amerikan, i cili fshihet pas protestave anti-Trump në SHBA dhe Eeropë.
“Sputnik International”, që citon revistën suedeze “Fria Tider”, Fondacioni për
“Shoqëri të Hapur” i George Soros ka siguruar mbështetjen e parlamentarëve eeropianë
të paktën deri në 2019, kur do të zhvillohen edhe zgjedhjet e ardhshme. Sipas
dokumenteve në fjalë, suedezët janë ndjekësit më të afeksionuar të George Soros
dhe të agjendës së tij politike. 13 nga 20 deputetët suedezë në Parlamentin Evropian,
ose 65%, janë “besnikë” të manjatit. Spikat fakti që mbështetësit e Soros vijnë
nga të gjitha partitë politike, siç janë demokristianët e Lars Adaktusson,
Konservatorët e Anna Maria Corazza Bildt, Të gjelbërit e Peter Ericsson, Qëndra
e Fredrick Federley dhe “Iniciativa Femërore” e Soraya Post. Përveç Suedisë, në
klasifikimin special të vendeve “mike” të George Soros gjejmë edhe Irlandën dhe
Finlandën me 54,5% dhe 53,8% të deputetëve “besnikë”, raporton “Citynews”. Mes
vendeve të tjera ku Soros ka një ndikim shumë të madh janë edhe vendet e
Lindjes si Republika Çeke, Lituania dhe Hungaria. Pasuria e filantropit George
Soros llogaritet në rreth 24,9 miliardë dollarë dhe pjesa më e madhe e saj,
sipas gazetës në fjalë, ka ardhur pas lëvizjeve financiare të dyshimta. Një
prej tyre është edhe dëmi që i shkaktoi Corona-s suedeze në vitin 1992, e cila
për pak sa nuk shkaktoi një dëm dramatik të valutës në fjalë. Por pavarësisht
kësaj, deputetët suedezë duket se janë njerëzit “më besnikë” të George Soros.