Tensionohet situata në protestë, ministri grek Kotzias hyn nga dera e pasme

506
Shoqata Çamëria ka dalë sot në protestë përpara Ministrisë së Jashtme për të pritur ministrin e Jashtëm të Greqisë Nikos Kotzias, i cili do të takohet me homologun Ditmir Bushati në kuadër të vizitës zyrtare dy ditore në Tiranë. Të pranishëm me pankarta në duar janë shumë qytetarë, mes të cilëve është edhe kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi. “Ka të moshuar që nuk mund të shkojnë dot të shohin vendin ku kanë lindur. Vetëm Greqia mund ta bëjë këtë. Ata kanë frikë nga 80-vjeçarët e Çamërisë. Ju garantoj se çështja çame është çështje e drejtë dhe e të gjithë shqiptarëve. Nuk e dimë ende nëse jemi në luftë apo paqe me Greqinë. Këto gjëra duhen zgjidhur me dialog”, tha Shpëtim Idrizi. Forca të shumta policie po qëndrojnë jashtë Ministrisë së Jashtme për të mbajtur nën kontroll situatën në momentin kur do të mbërrijë ministri grek. Ndërkohë, mësohet se për të shmangur ndonjë incident të mundshëm me protestuesit, Kotzias do të hyjë nga ana tjetër e Ministrisë së Jashtme.
Sigal