Tensione në KZAZ Kavajë, ultimatumi: Nëse e mbroni dot, hallall ju qoftë

139

Dita e sotme ka nisur me tensione dhe në Kavajë, ku protestuesit janë mbledhur pranë KZAZ-ve, duke kërkuar lirimin e ambienteve.

Nënkryetari i Bashkisë së Kavajës, Hysen Kadiu, i ka dhënë ultimatum policisë që deri në orën 16:00 të lirojë ambientet e KZAZ-ve.

“Ju lëmë afat deri në orën 16:00. Nëse i mbroni dot, hallall ju qoftë”, ka thënë ai.

Ndërkohë, tensione kanë ndodhur edhe në KZAZ-të e Shkodrës dhe Tropojës, ku disa persona kanë dëmtuar materialet zgjedhore, duke tentuar të bllokojnë zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor.

Për pasojë, policia ka ndaluar disa persona, mes të cilëve edhe policë bashkiakë.