Tensione në Kuvend, ndërpritet seanca plenare, Ruçi-Bashës: Mos u bëj si alabak

558
Seanca e sotme plenare është ndërprerë nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Ruçi ndërpreu seancën pasi deputetët e PD-së bllokuan foltoren.
Tensionet në sallën e Kuvendit nisën pasi deputeti Edi Paloka tha se deputetët e opozitës ishin kontrolluar nga garda në hyrje të Kuvendit.
Deputetët e PD-së janë ngritur në këmbë në shenjë proteste. Kreu i PD-së, Lulzim Basha u ngrit pranë foltores dhe Ruçi iu drejtua me fjalët: Mos prek punonjësit e gardës, mos u bëj si alabak.
Më herët Ruçi i ndërpreu fjalën kreut të grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, pasi ky i fundit nisi të fliste për ekstradimin e Nezar Seitit. Ruçi tha se Spaho nuk duhet të fliste për çështje jashtë rendit të ditës.
Sigal