Tension në Kuvend, Rama: E bëtë shtetin kashtë e koqe, opozita bllokon foltoren

150
Ora 12: 39 Tension në sallën parlamentare ku ka nisur diskutimi i pr/buxhetit 2016. Kryeministri Edi Rama mbrojti pr/buxhetin 2016, duke akuzuar opozitën se në 8 vitet e qeverisjes së saj e bëri shtetin kashtë e koqe.
Ndërsa Rama vijonte fjalën në foltore, opozita u irritua duke iu drejtuar foltores. Menjëherë është krijuar një kordon truprojesh për të mos lejuar deputetët e opozitës të afrohen.
Meta: “Zoti Berisha qetësoje grupin të lutem. Keni nevojë për pushim, ju lutem”
Më pas kryetari i Parlamentit ndërpreu seancën për 5 minuta.
Rama – opozites: Qeshni, qeshni dhe prisni revolucionin
“Gjobat janë të larta sepse janë për ata që shkelin ligjin. Përse burg? Po burgu për çfarë është bërë, për çfarë është bërë burgu? Është bërë t’ju presë ju? Është bërë të rrijë bosh e t’ju presë ju kur t’ju vijë rradha që të ketë drejtësi në Shqipëri? Jo. Dhe…qeshni, qeshni, qeshni se i vetmi pushtet që keni në dorë është thjeshtë dhe vetëm të qeshni, nuk keni pushtet tjetër. Nuk ju ka mbetur pushtet tjetër. Keni pushtetin të qeshni pa arsye. Nuk keni pushtet tjetër, i jepni urdhër gojës që të shqyhet pa arsye. Ky është pushteti juaj që ne nuk jua kontestojmë dot, edhe kur e shqyeni për të shpif edhe kur e shqyeni për të qeshur. Qeshni, qeshni dhe prisni revolucionin. Ndërkohë që revolucioni fiskal vazhdon dhe të gjithë ata që kanë të ardhura mbi 50 milion dhe që janë të vetëpunësuar, dhe ne e kemi thënë qartësisht nuk janë biznesmenë të vegjël, janë të vetëpunësuar, janë njerëz të vetëpunësuar që ne duam ti stimulojmë jo vetëm ekonomikisht por dhe si një shembull i mirë për të gjithë ata të tjerë që rrijnë nëpër kafe apo rrinë në facebook dhe kërkojnë punë drejtor. Dhe po nuk u bënë drejtor thonë që në Shqipëri nuk kanë punë. Ata do paguajnë zero.
Rama akuzoi opozitën se po abuzojnë me varfërinë e shtresës së varfër
Edi Rama: E bëtë shtetin kashtë e koqe. Si mund të luftohet varfëria me rrush e kumbulla?! Ju nuk kopjoheni. Jeni të pakjopueshëm dhe të papërsëritshëm në llojin tuaj, sepse vetëm flisni për atë që s’dini dhe s’dini atë që flisni.
Në këtë përplasje në mes të reformatorëve dhe deformatorëve janë të varfërit. Që abuzohen nga skizofrenia politike edhe më keq se varfëria
Rama: Sasia e investimeve publike sot sa dyfishi i borxhit të marrë 
Nga ora 11: 30 Kryeministri Edi Rama po mbron në foltoren e Kuvendit pr/buxhetin e vitit 2016.
Rama tha se është përgjysmuar borxhi në krahasim me borxhin e marrë nga qeveria e kaluar.
Ne kemi marrë broxh 280 milionë euro nga 460 mln euro borxh në vit që u morën në 8 vite që çuan në kërcënimin serioz të stabilitetit ekonomik.
Faktet flasin se borxhi i marrë në këto dy vite është ulur ndjeshëm nga 8 vitet e qeverisjes së kaluar. Në këta dy vjet janë marrë broxh 2.8 % e Prodhimit të Brendshëm.
Mesatarja e 8 viteve të kaluara është 4 . 6 % borxh çdo vit në raport me Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar.
Aktualisht borxhi është nën kontroll dhe sasia e investimeve publike është dyfishi i borxhit të marrë . Për ti parë investimet duhen sy dhe jo xhama në vend të syve.
Niveli real i borxhit në shtator 2013 nuk ishte 64. 6 % sa e deklaronin por 70. 5 %. Ne nuk e rritë, e legalizuam sepse nuk mund të vazhdonim politikën e pushtetit të dhunshëm në raport me kontraktorët e vet. Sasia e investimeve publike sot sa dyfishi i borxhit të marrë

Edi Rama: Ju s’keni lidhje me demokracinë, keni lidhje vetëm me anarkinë.

Edi Paloka: Jo po ke lidhje ti që dekoron persekutorët e regjimit komunist
Edi Rama: Zjarri i revolucionit tuaj mund të ndizet vetëm në pantallona të lagura. Revolucioni është një përsiatje nën mesin e gjatësisë mesatare të atyre që përbëjnë opozitën. E keni kthyer shtetin në nevojtore, e keni bërë shtetin kashtë e koqe.
Hyn Berisha në sallën e Kuvendit
Flamur Noka – Ramës: Ekonominë e ke çuar aty ku s’mban më. Sa e ke rritjen ekonomike? Njerëzit po ikin në Gjermani.
Sadri Abazi: Ti Flamur pse nuk fole më përpara? Apo tani të erdhi zëri?
Sali Berisha: Ky zotëri po e shndërron parlamentin në hale. Hiqja fjalën këtij. Mos e ler të flasë më e ta shndërrojë parlamentin në hale.
Flamur Noka i afrohet Ramës në foltore, ndërhyn Garda
Erion Braçe – Berishës: Ik ore shporru, dil jashtë se sa erdhe ti ndodhin këto
Rama: O çuna o çuna..
Meta: Do flisni të gjithë me radhë ju lutem…deputetëve të opozitës të jenë të duruar.
Rama: ulu uluni uluni
Meta: Zoti Noka të lutëm, zoti Berisha të lutem qetësoje grupin
keni nevojë për pushim? zoti Flamur të lutem
5 minuta pushim dhe ju lutem të jeni të duruar se kemi seancë të gjatë