Tension në Kuvend, opozita bllokon foltoren

602
Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, kur Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën kryetarit të grupit parlamentar të PD Edmond Spaho, pasi ai po fliste për esktradimin e Nezar Seitit.
Ruçi i tha se kjo çështje është jashtë rendit të ditës. Në këto momente deputetët e opozitës bllokuan foltoren.
Ruçi: Ulu poshtë, ulu poshtë, mos bëj si alabak dhe mos i prek punonjësit e shërbimit. Ju paralajmëroi, mos bëj si alabak, por bëj liderin të thashë. Mos prek punonjësit e shërbimit.
(Basha flet pa mikrofon)
Ruçi: Zoti Basha të përalajmëroj, ndërpritet seanca
Sigal