Tenori me famë botërore, Agim Hushi / Letër kreut të qeverisë: Larguat shqiptarët ndaj jepni dorëheqjen! Kuptojeni, populli nuk ju do më

185

Letër e hapur e Mjeshtrit të Madh Agim Hushi,  tenor me famë botërore drejtuar kryeministrit Edi Rama

 Jepni dorëheqjen. Kuptojeni, populli shqiptar nuk ju do më

 I dashur Edi Rama,
Po ju drejtohem, siç do kishit dëshirë ju t’ju drejtoheshin të gjithë qytetarët e këtij vendi kryeministrit të tyre!
Ju jeni kryeministri ynë dhe këtë s’e luan as topi! Jeni dhe ndryshe nga ç’e thotë opozita, keni dhe merita e suksese të padiskutueshme në qeverisje! Por me sukseset e tua do duhej të bashkëngjitej edhe dorëheqja juaj e parevokueshme!
Është e tmerrshme, mos ta keni kuptuar që shumica e popullit s’ju do apo mbase s’ju kupton!
Është e tmerrshme, që mos ta kuptoni se po përdorni pushtetin dhe po e konsideroni Shqipërinë si pronën tuaj!
Mos e mendoni veten veç si objekt të opozitës! Është e tmerrshme, që shqiptarët të kenë në krye një llafollog që thotë gjithçka, por që s’thotë asgjë!
Të mos ju vijë keq dhe mos ju shkojë nëpër mend, se përveç jush s’ka se kush t’i udhëheqë shqiptarët! Të jesh i bindur se do gjendet një njeri më i mirë se ju!
S’ju duan të rinjtë, studentët, pensionistët, punëtorët, sipërmarrësit, nënat!
Ju akuzojnë për vjedhës dhe vazhdoni të ruani me përpjekje pozitën e një të ndershmi të paprovuar nga drejtësia!
Si mund ta mbani pushtetin!
Përzutë kombin dhe akoma s’po bindeni se ikja e popullit është një krim në duart tuaja!
Ju jeni një kryeministër me disa arritje, por jo i mirë dhe më i miri! S’keni faj edhe kur agrivoheni (shpreheni i zhgënjyer, i pa kënaqur nga kritikat shën. i Redaksisë) se pushtetin e keni fituar me meritë dhe rrugë demokratike! Por jo si demokrat i vërtetë! Ju mbani në këmbë një pushtet totalitar në thelb me vota 100% moniste!
Ikni si zotëri dhe çlirojeni popullin tënd prej pushtetit monist! Merr me vete, se e ke forcën, të gjithë zagarët që mbajnë peng demokracinë shqiptare!

Bëhu Heroi i Kohës Tonë!!! Bëhu i rrallë! Dhe atëherë do jesh vërtet heroi ynë!
Si për fund, do t’ju thosha diçka: Kur flisni, nuk gaboni kurrë. Kur qeverisni, jeni e kundërta!