Tenderi i fundit i qeverisë 313 milionë lekë për… 12 karrige të rënda tip kolltuku!

808
Petraq Barjami

Qeveria e Rilindjes në 5 vitet e qeverisjes, ka shkurtuar shumë fondet për Arsimin, Shëndetësinë, investimet publike, ndihmesën sociale, ndërkohë që ka rritur deri në shumëfishim të gjitha taksat, madje ka vendosur dhjetëra taksa të tjera, të fshehta dhe të drejtpërdrejta. Në 5 vitet e qeverisjes, ende nuk është ndërtuar asnjë rrugë e re nacionale, madje nuk kanë përfunduar as segmenti i autostradës Elbasan – Tiranë nga Tunelet tek TEG, nuk ka përfunduar as BaiPass i Fierit, nuk ka përfunduar as Rruga e Kombit. Restaurimi i fasadave të ministrive me koncesion dhe tenderë ka gëlltitur shumën më të madhe të fondeve të investimeve publike. 
Tenderi i qeverisë: 12 karrige zyre = 313 milionë lekë
E me gjithë këto punë të pakryera, qeveria e Rilindjes shpenzon miliona lekë për luks në zyrën e e kryeministrit në Kryeministri. Jo pak por 313 milionë lekë do të harxhojë kryeministri Rama nga Buxheti i Shtetit për “12 karrige të rënda tip kolltuku për zyrën e tij. Kryeministria ka shpallur një tender për blerje orendish dhe pajisje për mobilim zyrash. Në njoftimin e publikuar nga kryeministria për shpalljen e tenderi thuhet: Fondi i Marrëveshjes Kuadër për 12 muaj: 31 368 539 (tridhjetë e një milion e treqind e gjashtë dhjetë e tetë mijë e pesëqind e tridhjetë e nëntë lekë).
Ministria e Brendshme 1 milionë euro për …makina
Po ashtu shpenzime luksi do të bëjnë edhe ministrat e qeverisë së Rilindjes. 133 milionë lekë, pra mbi 1 milion euro. Kaq është shuma që pritet të shpenzojë Ministria e Punëve të Brendshme për blerjen e veturave dhe automjeteve të ndryshme për Gardën e Republikës, Drejtorinë e Burgjeve, SHISH etj. Nga sa bëhet e ditur, tenderi është i ndarë në 14 nën/tenderë, sipas institucioneve dhe llojit të automjeteve. Nuk janë pak, por 49 automjete që do blihen, të gjitha prodhim i viteve të fundit.
Qeveria, miliarda lekë për luksin në zyra
Qeveria e Rilindjes është e lidhur fort me pjesën e imazhit duke shpenzuar miliarda lekë për luksin në zyrat e Kryeministrisë dhe të ministrive përkatëse. Këtë gjë e tregon edhe shpenzimet e parashikuara në buxhetin e vitit 2018, ku kjo qeveri ka parashikuar që të shpenzojë rreth 4.8 miliardë lekë për ndihmën ekonomike, ndërsa për rikonstruksionin e godinave të ministrive, blerje makinash dhe pajisje për zyra, parashikohen mbi 1 miliardë lekë. Kështu buxheti i miratuar në Kuvend me diskutime, që kap shifrën prej 497 miliardë lekësh, parashikon sërish shpenzime shumë të larta për për rikonstruksionin e godinave të ministrive dhe pajisje për zyra. Në buxhetin për vitin 2018 kryeministria ka fondin më të lartë prej 224 milionë lekësh, i cili parashikohet për blerje të pajisjeve elektronike dhe rikonstruksion të godinës. Më pas renditet ministria e Ekonomisë dhe financave për të cilën parashikohet një fond prej 218 milionë lekësh vetëm për blerje të pajisjeve elektronike dhe sistemeve elektronike. Ndërkohë për Ministrinë e Drejtësisë është parashikuar që të shpenzohen 125.5 milionë lekë ku pjesa më e madhe parashikohet për rikonstruksion të godinës dhe krijimin e një sistemi elektronik për arkivin gjyqësor. Gjatë vitit të ardhshëm qeveria ka parashikuar në projektbuxhet edhe një fond për rikonstruksionin e ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme.
19.700 persona janë përjashtuar nga ndihma sociale
Kështu, qeveria ka menduar që në total të shpenzojë më shumë në fasada, rimobilime zyrash dhe argëtim, se sa në ndihmë ekonomike, skemë nga e cila janë përjashtuar rreth 19700 persona. Rama është mundur t’ia vërë fajin njerëzve, që nuk duan të punojnë, apo edhe sistemit për skualifikimin e personave nga ndihma ekonomike, sistem ku që bazohet në pikësim, por që kurrë nuk është bërë publik konkretisht ky sistem pikësimi. Po ashtu, kryeministri Rama ka pranuar se ky sistem ka gabime marzhi, që mund të ketë rezultuar në përjashtime të padrejta.


Sigal