Televizioni publik gjerman, MDR: Në Shqipëri, policia, krimi, politika e mafia janë shpesh në të njëjtën anije

109

Gazeta Telegraf/

Televizioni
publik gjerman, MDR (Mitteldeutscher Rundfunk” e quan Shqipërinë si Kolumbinë e
Evropës. Një emër ky që Shqipërisë i është vënë edhe nga media të tjera të
huaja, për shkak të shtimit të konsiderueshëm të sipërfaqeve të mbjella me
kanabis.  “Shqipëria kërkon sot të hyjë
në BE. Por ka pengesa, si krimi i organizuar dhe trafiku i drogës që janë
probleme të mëdha. Veçanërisht Shqipëria është lider në Evropë në prodhimin e
kanabisit”, thuhet në lajmin e televizionit publik gjerman, MDR. “Shqipëria ofron kushte të mira për
kultivuesit e kanabisit. Zonat malore janë të vështira për t’u kontrolluar edhe
nga ajri. Është edhe problemi i korrupsionit dhe nepotizmit. Shpesh policia,
politika dhe mafia janë në të njëjtën anije
”, thuhet më tej në kanalin
publik gjerman. Publikimi i këtij lajmi përkon me takimin e kryeministrit Edi
Rama me kancelaren Angela Merkel në Berlin. Ai vjen pas kritikave të forta të
deputetit Gunther Krichbaum, i cili tha në Tiranë, se krimi, droga e
korrupsioni janë pengesa për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE –së.