Televizioni gjerman ZDF: 5 vitet e fundit ikën nga Shqipëria 400 mijë të rinj

564
Sigal

Televizioni shtetëror gjerman “ZDF” në edicionin e tij qendror ka pasqyruar protestën e studentëve, të cilët kanë për më shumë se një muaj që kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave.

Kronika e plotë e ZDF

Nga Shqipëria ne raportojmë rrallë. 2,87 milionë banorë jetojnë në Shqipëri, por sipas Organizatës “Konrad Adenauer”, në 5 vjetët e fundit nga Shqipëria kanë emigruar 400 mijë të rinj: paradite protestuan përsëri me qindra kundër kushteve katastrofike të studimit dhe mungesës së perspektivës për të rinjtë. Aktualisht janë të rinjtë ata që janë të pakënaqur. 30% e tyre janë të papunë, dhe ata që janë akoma në Shqipëri duan tani ndryshimin. “Tarifat e studimit janë shumë të larta dhe ne nuk mund t’i paguajmë ato”, – thotë një studente. “Pas Sirisë, Shqipëria është vendi me numrin e emigrantëve më të lartë në botë, sepse ne të rinjtë e kemi humbur shpresën. 4 në çdo 5 te rinj duan ta lënë vendin dhe kjo nuk është mrekulli, sepse studentëve u mungon çdo gjë e nevojshme, në një kohë kur qeveritarët janë përfshirë në afera dhe skandale korrupsioni”– thotë Igli Tola, – i cili na shoqëron brenda një ndërtese studentore. Situata atje është simptomatike dhe e njëjtë me situatën në Shqipëri. Qeveria e Edi Ramës ka kuptuar tanimë që, këto protesta nuk mund të humbasin në rërën e detit, prandaj qeveria përpiqet të ndërmjetësojë. Por studentët nuk kanë me besim në elitën politike. “– Shumë profesorë kanë doktoratura të falsifikuara, midis tyre dy ministra. Studentët i kërkojnë shefit të qeverisë t’i shkarkojë ata, por ai nuk e bën këtë, sepse ata janë mbështetësit e tij më të rëndësishëm”,- thekson Afrim Krasniqi. Dhe kështu studentët do të protestojnë çdo ditë. Nganjëherë me qindra, nganjëherë me mijëra. Ata luftojnë për kushte më të mira, për biblioteka, për profesorë më të mirë. Ata luftojnë për të ardhmen dhe e kanë vendin në anën e tyre…