Televizioni gjerman: Dhjetëra Mijëra protestuan në Tiranë kundër qeverisë së Edi Rama

624
Televizioni më i madh në Gjermani, ARD i ka kushtuar një kronikë të veçantë dhe të gjatë protestës së mbajtur në Shqipëri ditën e shtunë. Në edicionin kryesore të lajmeve në ARD, ‘Tagesschau’ që është edhe më i ndjekuri në Gjermani ka thënë dje se, dhjetëra mijëra shqiptarë dolën në rrugë kundër qeverisë së Shqipërisë që e ka kthyer vendin në ‘Kolumbinë e Evropës’.

Ja kronika e plotë e ARD për protestën e opozitës në Tiranë:
Dhjetëra Mijëra protestuan në Tiranë kundër qeverisë së Edi Rama – duke e akuzuar atë për korrupsion dhe lidhje me trafikun e drogës. Shqipëria shpreson që këtë vit të ketë hapjen e negociatave për pranimin në BE. Mijëra njerëz kanë dalë në rrugë në kryeqytetin shqiptar Tiranën në protestë kundër qeverisë socialiste të Edi Ramës. Demonstruesit akuzuan kryeministrin dhe ministrat e tij për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Ata kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës, i cili është konfirmuar në detyrë në zgjedhjet e qershorit. Shqipëria-Kolumbia e Evropës. Tubimi u organizua nga partitë e opozitës. Ata akuzojnë qeverinë e Ramës se ka bërë marrëveshje fitimprurëse me trafikantët shqiptarë të kanabisit. ‘Rama e ka bërë Shqipërinë shtëpinë e krimit të organizuar dhe drogës,’ – tha udhëheqësi i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në fjalën e tij për pjesëmarrësit. ‘Ai duhet të japë dorëheqjen dhe të hapë rrugën për zgjedhje të reja’. Për disa muaj, janë duke u zhvilluar hetime për kontakte të mundshme të Saimir Tahirit me një rrjet ndërkombëtar të tregtimit të kanabisit. Shqipëria konsiderohet të jetë një nga vendet më të korruptuara dhe quhet “Kolumbia e Evropës” për shkak të kultivimit ende të përhapur të kanabisit. Rama shpreson për hapjen e negociatave. Edi Rama i refuzon të gjitha akuzat. Pak ditë më parë, ai i kërkoi opozitës të mos përdorë protestat për të prishur hapjen e negociatave të pranimit me BE. Rama shpreson të fillojë bisedimet këtë vit. Me insistimin e BE, në vitin 2016 vendi kaloi një reformë gjyqësore që synonte ndalimin e korrupsionit të gjerë dhe krimit të organizuar. Vendi 2.9 milionë banorë është një nga më të varfrit në Evropë. Për dekada, Socialistët dhe Demokratët kanë luftuar me njëri-tjetrin në vendin e që është anëtar i NATO-s. Zgjedhjet parlamentare të qershorit u bënë të mundura vetëm pas ndërmjetësimit intensiv mes SHBA dhe BE. /Syri.net
Sigal