“Teatri”, Vasili: Po ndryshuan ligjin e teatrit, do ndryshojnë edhe Kryeministrin

538
Sigal

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili duke komentuar idetë për ndryshimin e ligjit për Teatrin Kombëtar, thekson se nëse do të bëhet ndryshim, duhet të ndryshojë edhe kryeministri.

Reagimi i plotë

Po ndryshuan ligjin e teatrit do ndryshojne edhe Kryeministrin.

Deklarojne publikisht keta te rilindjes se dashkan te ndryshojne ligjin e teatrit dhe do bejne gare te hapur.
Ky kryeministri ju kam thene kaq here,qe eshte shkollepaket dhe e tallin te tijte.Ata i mesojne nje vjershe dhe ky e thote permendesh, se vete eshte elif matrak dhe nuk ja thote hic per shtet,e ligje, e rregulla.
Ja cfare ka deklaruar e recituar kryeministri si papagall per garen e hapur per ligjin e teatrit:

“Çfarë gare, kur aty është një tokë private, që kërkon ta shfrytëzojë. Aty është një sipërfaqe e pashfrytëzueshme, parking me makina të vjetra. Privati do të ndërtojë, ndërsa ne fitojmë Teatrin e ri. Çfarë gare do të bësh kur je i kondicionuar nga fakti që do të përfshish në këtë zhvillim prona që i zotëron dikush që ka emër dhe mbiemër.”

Keto budallalleqe deklaroi ky kryeministri per garen e hapur.
Po ndryshuan ligjin keta te rilindjes duhet te ndryshojne edhe kryeministrin, qe ja futi kot dhe gajasi dynjane me shkollepakesine e vet.
Edhe ndryshimi i ligjit edhe kryeministri nuk rrijne dot.