Teatri do të shembet, Rama prezanton Teatrin e ri Kombëtar

404
“Një zgafellë e pisllëkut”, kështu e ka cilësuar kryeministri Edi Rama Teatrin Kombëtar, duke deklaruar se së shpejti godina e vjetër do të rrëzohet për t’i lënë rrugën një godine të re e cila do të jetë 3 fish më e madhe sesa ekzistuesja.
Kryeministri Rama theksoi se nga 3 mijë metra katrorë, Teatri i ri Kombëtar do të jetë 9 mijë metra katrorë, me jo një sallë, por me 4 syresh. Turbina do të jetë alternativa tha kryeministri, derisa godina e re të përfundojë.
“Filluam ndërtimin e qendrës së re multifunksionale, që janë për hir të vërtetës shëmbëlltyra të një ambicie të vërtetë dhe besoj do të mëshirojnë standartëe për të gjithë ata që duan të bëjnë teatër
Turbina nuk është zëvendësuesja e përhershme e teatrit kombëtar, por një alternativë, por do të jetë aty pasi teatri të ndërtohet, sepse shpresojmë se në vitet në vijim do të kemi më shumë shfaqje.
Jemi duke riparë legjislacionin, gjë që krijoi dhe një debat absurd, pasi është një domosdoshmëri për të adreasuar problemin e veprimtarive artistike, jo me sistemin e vjetër të parashikimeve të ligjit të prokurorimit publik, i cili ka qenë një pengesë e madhe dhe ka imponuar një financim të ngurtë si dhe ka kufizuar ndërveprimin midis Ministrisë dhe forcave tjera në terren.
Ajo cka ne duam të bëjmë dhe do të arrijmë ta bëjëm, është që Ministria e qeveria të mos jenë përgjegjëse për suksesin apo vlerësimin e suksesit. Përgjegjësinë e kanë artistët, e bën publiku. Qeveria duhet vetëm të krijojë burimet, kush është më i zoti, të marrë atë që i takon e më pas të shkojë tek publiku.
Tani për të ardhur tek teatri i ri, jam i nderuar se sot do ta prezantojë një ndër arkitektët më të zotë të skenë botërore. Cka mund të them unë është shumë e thjeshtë… nga njëra ane ne kemi bërë për tratrin aq sa kemi patur mundësi, por kemi bërë shumë më tepër se cështë bërë në të gjitha vitet e shkuara të mbledhura së bashku…
Fondet janë rritur 20%, nuk mjafton duhet më shumë, patjetër, por rritja e shfaqjeve me 200% është një ttegues inkurajues që për ne vlen si arsye që të investohemi për këtë teatër të ri kombëtar, ku nga 3 mijë metra katrorë rrënoja, nesër do të kemi 9 mijë metra katror. Nesër do të kemi katër salla, ku nga hapësira të papërshkrueshme, sepse ujanë realisht poshtëruese, për dinjitetin e artitëstëve, do të ketë një shumëfishim për hapësirat e tyre. Ku salla kryesore nga 480 vende, do të ketë 620 poltrona, ku krijohet dhe një sallë e re e hapur, bi teatër, me mbi 100 vende dhe ku ka dhe dy salla të reja, të tipit black box, me nga 100 ende secila. Jemi në kushtet, ku kemi një teatër që do të jetë trefishi i këtij që është sot, dhe që do të ketë një sistem të tërë infrastrukture përreth, që sot nuk ekziston. Pa dyshim do të ketë dhe hapësirën e yjeve, të shuar e të pashuar të historisë së Teatrit Kombëtar.
Kush ka kaluar në atë histori dhe ka lënë gjurmën e pashlyeshme të yllit të vet, do të jetojë aty në hapësirën e përgatitur enkas! Ashtu siklundër, kush del e bën protesta sot, do duhet të mendojë sesi të lërë yllin e tij aty, sepse nuk ka se çfarë bën më, sepse godina do të shembet për ti lënë vendin një godine të re.”-tha Rama.
Sigal