Teatri dhe Cirku, artistët kërcënojnë me grevë dhe flijim

506
Sindikata e Pavarur e Artistëve te Shqipërisë i bëri thirrje Ministrisë së Kulturës që të mos ndryshojë statusin e Cirkut Kombëtar. Kreu i Sindikatës Reshat Ibrahimi paralajmëroi grevë urie deri dhe në flijim të artistëve, nëse kërkesat e tyre nuk realizohen. “Nuk ka kthim prapa dhe do mbrohet me çdo çmim”, tha Ibrahimi. Sindikata e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë ka paralajmëruar greve urie për shkak të refuzimit të kërkesave të saj nga Ministria e Kulturës. “Lejmë një orë punë, lejmë dy orë punën, të fillojmë protestën në rrugë, e fundit farë greva e urisë, e fundit fare do flijohemi aty”, u shpreh Ibrahimi. Kryetari i Sindikatës i kërkoi Ministrisë që të mos ndryshojë statusin e cirkut, përmes amendimeve në projektligjin për artin dhe kulturën. Artistët përsëritën kërkesën për të mos shembur Teatrin Kombëtar dhe si alternativë sugjerojnë restaurimin dhe mirëmbajtjen e godinës aktuale. “Aty është gjeneza e artit në Shqipëri dhe ajo gjenezë nuk mund të shembet. Mbi të gjitha nuk mund të shembet, sepse është një godinë që përveç vlerës historike ka edhe një vlerë arkitekturore të jashtëzakonshme”, tha Arben Derhemi. Artistët u shprehën se gëzojnë edhe mbështetjen e Presidentit të Republikës në lidhje me Teatrin kombëtar, ndërsa Ministrisë së Kulturës i bënë thirrje t’i presë në takim dhe të marrë në shqyrtim kërkesat e tyre.
Sigal