Të vërtetat për mbetjet – Rama-shoqërisë civile: Ajo që thuhet për plehrat në Shqipëri është një marrëzi

411
Sigal

Gazeta Telegraf/ Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur edhe njëherë ftesën në drejtim të
shoqërisë civile për tu ballafaquar me të vërtetat, siç tha ai, lidhur me
ligjin e importit të mbetjeve.

 

Rama: Ajo që thuhet rëndom në këtë debat se po vinë në Shqipëri plehrat e botës
është një marrëzi. Ne kemi hapur rrugën që edhe Shqipëria me industrinë e saj
të riciklimit të futet në një proçes të cilin BE për vetëveten e konsideron kyç
të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe social.Ne jemi në gjendje të
mirëkuptojmë çdo kënd që është sinqerisht refuzues ndaj këtij ligji të ri dhe
ndaj këtij proçesi deri në momentin kur ka vullnet për të dëgjuar, informuar,
për të kuptuar të vërtetën. Edhe me atë pjesë të shoqërisë civile që është e
ekzaltuar verbërisht për t’iu kundërvënë pa argumenta, pa fakte, po
informacion, pa asnjë lidhje me proçeset normale që zhvillohen brenda hapësirës
europiane, ne jemi të gatshëm të diskutojmë dhe ballafaqohemi në fushën e të
vërtetave. 25 vjet kanë qenë më shumë se tepër për të rritur përtej racionales
ndjeshmërinë e njërëzve për plehrat. Ajo që kemi bërë në gjithë këtë periudhë,
është që sot 80% e territort të Shqipërisë është e mbuluar me investime që
garantojnë kalimin nga kthimi i lumenjve në fusha plehrash në një fazë ku
fushat sanitare janë në dispozicion të Bashkive. Këtu shoqëria cvile ka rol të
madh për të luajtur në rritjen e ndjeshmërisë së qytetarëve.

 

Kryeministri
shtoi se “në programin e vitit të ardhshëm të rilindjes urbane do të
përfshijmë edhe  zërin e administrimit të mbetjeve në Bashki. Përfshirja e
këtij zëri do të jetë një stimul që Bashkitë të bëjnë projekte serioze”.