Të tjera ndryshime në Qeveri, Rama shkarkon zv.ministrin e Brendshëm

416
Me fillimin e punës së qeverisë së re, kanë filluar edhe ndryshimet e para në kabinetin qeveritar. Zëvendësministri i Brendshëm, Ilir Marko, i cili vinte nga radhët e LSI është liruar nga detyra ditën e sotme.
Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, me propozim të kryeministrit Edi Rama.

VENDIMI I PUBLIKUAR NE FLETOREN ZYRTARE
VENDIM
Nr. 513, datë 15.9.2017
PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003,
“Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i
Ministrave
VENDOSI:
Z. Ilir Marko, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
Edi Rama

vendimi
Sigal