‘Të solidarizohemi me të dhe çdo media dhe zë kritik’, Basha dënon sulmin ndaj Fatos Lubonjës

386
Sigal

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas sulmit ndaj makinës së analistit Fatos Lubonja.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Basha dënon me ashpëri dhunën ndaj Lubonjës, duke shtuar se kjo dhunë fizike vjen në klimën e dhunës psikologjike, gjuhës së urrejtjes dhe sulmeve të Ramës kundër zërave kritikë dhe medias jashtë kontrollit të tij.

Sipas kreut të PD, është detyrë e politikanëve të mbrojnë e mbështesin zërat e lirë si Lubonja.

“Dënoj me ashpërsi dhunën e drejtuar kundër intelektualit publik Fatos Lubonja. Kjo dhunë fizike vjen në klimën e dhunës psikologjike, gjuhës së urrejtjes dhe sulmeve të Edi Ramës kundër zërave kritikë dhe medias jashtë kontrollit të tij.

Është detyra jonë të mbrojmë dhe mbështesim zërat e lirë si Fatos Lubonja ndaj ju ftoj të gjithë të solidarizohemi me të dhe çdo media dhe zë kritik”, shkruan Basha.