Të riorganizohet PS, të ndryshohen shumë gjëra në qeverisje

481
Prof. Dr. Ethem Ruka, ka qënë ish ministëri i Arsimit, dy herë ministër i Mjedisit dhe ministër i Pushtetit Vendor dhe Decentralzimit, deputet në shtatë legjislatura, në intervistën për gazeëtn “Telegraf”, pohon se lënia pas dore e partisë e dha efektin edhe në zgjedhje për PS, ndaj tani duhet riorganizim, por duhen ndryshuar edhe shumë gjera në qeverisje. Për reformën në drejtësi, Prof. Ruka pohon se fakti që politika ua ka lënë ekspertëve draftin, është një garanci për besueshmëri. Ndërsa për Këshillin e të Urtëve, Prof. Ruka thotë se në vjeshtë edhe ky forum do ta gjejë rolin e vet funksionues. 

-Prof Ruka PS në 21 qershor humbi 15 % të elektoratit ose 311.321 vota me pak nga 2013. Elektorati shprehu pakënaqësi ndaj qeverisjes apo ka shkaqe të tjera kjo firo votash për PS?
– Bindjet politike nuk janë më një tabu si në fillimet e pluralizmit. Pragmatizmi, për një sërë shkaqesh të kuptueshme, ka zëvendësuar idealizmin e viteve të shkuara, duke i bërë rezultatet zgjedhore gjithmonë e më të paparashikueshme. Ndërkaq, rezultatet e zgjedhjeve administrative nuk mund të krahasohen asnjëherë me rezulatat e zgjedhjeve parlamentare. Kandidatët e përzgjedhur veç mbështetjes partiake shfrytëzojnë lidhjet farefisnore, të cilat ende mbeten të forta në Shqipëri dhe prevalojnë në shumë raste mbi bindjet partiake. Faktorët e tjerë janë të lidhur me cilësinë e kandidatëve, ndaj dhe disa bashki u vunë në rrezik, ose u humbën, pavarësisht traditës në zgjedhjet e këtij çerek shekulli. Ju përmendni një shifër për rezultatin zgjedhor të PS, pa krahasuar se çfarë ka ndodhur edhe me partitë e tjera parlamentare. Sigurisht, në se një forcë politike që bën regres në mbledhjen e votave duhet të lexojë me kujdes rezultatin, nëse nuk do që ta thellojë atë negativisht për zgjedhjete ardhshme. PS, si forca kryesore qeverisëse e vendit, nuk do të duhet të habitej për një rezultat të tillë. Reformat e dhimbshme, por të domosdoshme për ta nxjerrë qeverisjen nga modeli rrumpallës, që fali energjinë elektrike dhe lejon masakrën urbane për të blerë vota, që anashkalon detyrimet fiskale për të njëjtin motiv, e sa e sa arsye të tjera nuk ka si të mos ndikojnë në rezultatin e një force politike në dy vitet e para të qeverisjes së saj. E imagjinoni dot se sa kryetar komunash e bashkish e humbën këtë drejtë për t’u rizgjedhur? Ju besoni vërtet se të gjithë ata kanë qënë të kënaqur dhe kanë votuar masivisht në këto zgjedhje edhe për partinë e tyre? Mua nuk më rezulton kështu në jo pak raste. Këto ishin votimet e para pas riorganzimit adminsitrativ të vendit. Nuk është kaq e lehtë të homogjenizosh elektoratin, duke kaluar nga njësi të vogla në një njësi më të madhe bashkiake. Fakti që zgjedhjet u përmbushën me sukses, tregoi se kurajoja e PS-LSI në pushtet e kanë dhënë efektin e vet pozitiv. 

– Në vjeshtë PS do të bëjë analizën e rezultatit të 21 qershorit. Po, a nuk duhet më parë të ketë edhe në qeverisje një analizë, një reflektim?
– Argumenti i parë është se lënia e partisë mënjanë për shkak të ngarkesës në qeverisje nuk mund të mos reflektojë në një rezultat zgjedhor. Gjithësesi, dobësimi i punës me partitë nuk është një dukuri e izoluar vetëm për këtë qeverisje. Ndërkaq, konstatoj një marrëdhënie sipërfaqësore të shumë deputetëve me zonat e tyre zgjedhore. Shumë prej tyre, edhe për shkak të ligjit zgjedhor, mendojnë se është më e frutshme ta kesh mirë me njëshin e partisë, se sa me elektoratin. Renditja në listën emërore të deputetëve është një ndër këta elementë që u jep mundësinë një shumice të jenë deputët që ditën që partia dorëzon këtë dokument në KQZ. Nëse skuadra e kësaj liste nuk punon me të njëjtën frymë, si para dhe pas zgjedhjeve, pa dyshim që rezultati nuk mund të jetë ai i pritshëm. Çdo forcë politike që vjen në pushtet krijon një masë anëtarësh dhe simpatizantësh të zhgënjyer. Për fat të keq në Shqipëri ndodh që pjesa më e madhe e anëtarësisë kërkon të punësohet në adminstratë, gjë që është krejtësisht e pamundur. Megjithatë, anëtarët dhe simpatizantët zhgënjehen vetëm kur shohin se një vend pune e merr një njëri pa kontribute dhe pa profesionalizmin e duhur. Mund të sillen shumë argumenta që varen nga mënyra se si funksionon partia, por mendoj se është koha për të reflektuar dhe përmirësuar. Shpresoj që gjatë kësaj vjeshte të ndryshojnë shumë gjera. Nuk është fjala për fushtë anëtarësimesh. Nuk besoj se kemi nevojë për statistika, por për aktivistë të mirë e me shpirt që dinë të afrojnë votat në fushata elektorale. PS ka nevojë të riorganizojë partinë mbi bazën e ndarjes së re administrative dhe për këtë pa dyshim duhen bërë ndryshime statutore. Kjo do të kërkonte një bashkëbiedim të hapur me gjithë anëtarësinë dhe ky do të ishte një rats i mirë për të dëgjuar vërejtjet dhe vlerësimet e tyre. 

– Prania e personave me rekorde kriminale në parlament është produkt edhe i sistemit elektoral, i listave të mbyllura të kandidatëve, që hartohen nga kryetari i partisë. Meqë pranohet se duhen bërë ndryshime kushtetuese për reformën në drejtësi, a nuk duhet ndryshuar edhe sistemi elektoral?
– Unë e pranoj edhe subjektivizmin e kryetarëve të partisë, edhe dëshirën për të mbledhur sa më shumë vota, por kjo nuk është e gjitha. Pastërtia e të zgjedhurve nuk varet tërësisht nga kryetarët. Kjo dukuri nuk erdhi në politikën shqiptare brenda një mandati. Unë e kuptoj që në jo pak raste një diplomë e pamerituar, por që ka mbrapa një financë të pasur, shpesh vlen më shumë në politikë se një diplomë e çertifikuar brenda dhe jashtë vendit, por që në dallim me të parën ka për pasuri vetëm mendjen. Pastërti e të zgjedhurve është problem i përbashkët, si për pozitën dhe opozitën. Vetëm një dokument kosensual, që përcakton saktë kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve, mund të shterojë përfundimisht këtë problem. 

– Cila është garancia që jep maxhoranca se kësaj here sistemi i drejtësisë do të vihet në binarët e duhur? Mjafton vetëm votimi i një reforme që drejtësia të japë drejtësi? 
– Puna parapërgatitore e bërë deri më sot nga grupi i punës me asistencën e organzimave ndërkombëtare është për t’u vlerësuar jo vetëm si pozitive, por edhe si një punë nga më seriozet. Kriteri përcaktuar se politika duhet të qëndrojë mbrapa punës së profesionistëve, është një garanci më tepër për suksesin e kësaj reforme. Tani mbetet plani i aksionit për të realizuar atë. Ky plan parashikon ndryshime të thella ligjore, strukturore, të edukimit juridik, të rivlerësimit të trupës së juristëve, ndryshime kushtetuese, ndoshta mënyrën e zgjedhjes së Presidentit të Republiëks dhe kompetencave të tij, ndryshimin e ligjit zgjedhor etj. Uroj që opozita të mos luajë në mënyrë të dyzuar për të kontribuar në këtë reformë jetike për vendin. 

– Prof Ruka Këshilli i të Urtëve ishte një risi e kryetarit të PS në opozitë. Derisa ka vite që nuk funksionon, mendoni që nuk është më e nevojshme ky Këshill i të Urtëve, tani kur PS është në pushtet?
– Askush nuk ka thënë që ky forum ëshët i pavlefshëm, ashtu sikundër askush nuk ka thënë që nuk do të funksionojë. Ai nuk ka një rregullore që përcakton afatet kohore, sa sa herë duhet të mblidhet. Ai është thjesht një forum këshillues, që mblidhet me inisiativë të kryetarit të partisë. Shpresoj që gjatë analizave të pritshme në këtë fund viti, edhe ky forum ta gjejë veten më funksional. 

– Dështimi në të ardhurat e buxhetit të shtetit, aq sa do rishikohet buxheti i 2015, janë pasoja të krizës ekonomike rajonale e globale që ndikojnë në vendin tonë, apo paaftësi e dhe korrupsion?
– Mendoj se problemet kryesore, për të cilat qeveria duhet të reagojë me shpejtësi janë të ardhurat nga doganat dhe tatimet, evazioni fiskal dhe punësimi. Faktorët që ndikojnë janë të shumtë. Shqipëria nuk është një ishull i izoluar nga kriza ndërkombëtare dhe problemet serioze që kalojnë fqinjët tanë, me të cilët japim e marim. Por ne duhet të shikojmë se çfarë varet nga vet ne. Kur u vu rregull në sistemin elektroenergjetik të vendit pati shumë skepticizëm dhe kundërshti, por radhët e gjata për të paguar sa më parë ishin të papara në historinë 25 vjeçare të këtij vendi. Në se kjo reformë nuk do të ishte ndërmarrë me siguri, vendi do kishte kaluar në gjendje kolapsi. Jam i bindur që e njëjta gjë do të ndodhë shumë shpejtë edhe me abuzimet në pagimin e detyrimeve tatimore, si dhe të kontributeve për sigurimet sociale e shëndetësore. Që tani radhët për të deklaruar aktivitetet e bëra dhe pagesat janë të gjata. Shpresoj shumë që financat e shtetit shumë shpejt do të përmirësohen. Kjo nuk përjashton analizat e thella që duhet të bëjë Ministria e Finacës për të rritur profesionalizmin në mbledhjen e detyrimeve tatimore e doganore dhe për të luftuar pa mëshirë çdo lloj abuzimi të mundshëm korruptiv. 
– Faleminderit!
Sigal