Të rinjtë shqiptarë i bëjnë thirrje BE-së: Vërini vizën Ramës, jo shqiptarëve!

420
Sigal

Votimi i 108 deputetëve holandezë “pro” dhe 42 kundër për rikthimin e vizave Shqipërisë, për shkak të rritjes së kriminalitetit, në radhë të parë do penalizojë shqiptarët dhe, veçanërisht, të rinjtë shqiptarë, të cilët dëshirojnë të lëvizin lirshëm, si deri tani, në zonën ‘Shengen’. Shqiptarët nuk kanë asnjë lloj përgjegjësie, asnjë faj për gjendjen e shkallës së lartë të kriminalitetit në Shqipëri dhe për rritjen e kriminalitetit të mafies shqiptare në vendet e Evropës. Fajtorë kryesorë janë qeveritarët, që me politikat e tyre, nuk kanë mundur të luftojnë krimin në origjinë. Prandaj, edhe shqiptarët, të ndodhur përballë rrezikut të rivendosjes së vizave, reaguan. Kështu dje, të rinjtë e FRPD dhe LRI-së kanë zgjedhur një mënyrë krejt të veçantë për të protestuar para selisë së BE-së në Tiranë. Të rinjtë kanë zgjedhur të përçojnë mesazhin kuptimplotë për BE-në, që Shqipëria dhe të rinjtë e duan Integrimin Evropian ndaj kërkojnë që BE t’i heqë vizën kryeministrit Edi Ramës, por jo Shqiptarëve të pafajshëm. Vizën, në kuptimin, që Bashkimi Evropian, të mos i japë më përkrahjen politike qeverisë së kryeministrit Rama, për më tepër, që tani, parlamenti nuk funksionon normalisht, pas dorëzimit të mandateve të deputetëve nga opozita.