Të rinjtë e LRI Njësia nr.3 dhurojnë libra për shkollën “Kongresi i Lushnjes”

415
Ditën e sotme të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim të njësisë nr.3 të Tiranës vendosën të dhuronin një sasi librash jashtëshkollorë për Bibliotekën e shkollës 9 vjeçare “Kongresi i Lushnjes”.

Si ish nxënës të shkollës 9 vjeçare “Kongresi i Lushnjes” ata i kushtuan një ditë të veçantë librit dhe rëndësisë së tij!

Gjimnazistët dhe studentët e njësisë nr.3 takuan stafin pedagogjik të shkollës duke bashkëbiseduar për librat dhe rëndësinë e tyre. Ata u bashkuan me të nxënësit e shkollës për promovimin e librit të mësuese Adile Baletës të shkollës “Kongresi i Lushnjes”.
Sigal