Të rinjtë e FRPD strehojnë mbi 80 persona dhe rreth 20 familje

488
Sigal

Të rinjtë e FRPD Krujë, së bashku me kryetarin e tyre, Belind Këlliçi, vijojnë ndihmën ndaj familjeve të prekura nga tërmeti.

Përveç ndihmave në veshmbathje dhe ushqime, të rinjtë demokratë kanë mundësuar edhe 21 dhoma hoteli për njerëzit më në nevojë.

“Se bashku me djemte e vajzat e FRPD Kruje duke ndihmuar sadopak familjet qe kane tashme 2 nete qe u jane shembur shtepite dhe i kane ne gjendje te pabanueshme. Nje falenderim i perzemert per djemte qe mundesuan 21 dhoma falas te hotelit te tyre ne Kruje, per te strehuar mbi 80 persona dhe rreth 20 familje te cilat kane humbur shtepite nga kjo tragjedi. Tashme drejt Thumanes, aty ku demet jane kolosale dhe beteja per te shpetuar jete vijon”, shkruan Këlliçi në postimin e tij.