Të premten nis sesioni parlamentar pritet të votohen e ligjet e rrëzuara

428
Sigal

TIRANE – Ditën e premte kreu i Kuvendit Ilir Meta do të mbledhë Konferencën e Kryetarëve për të përcaktuar fillimin e sesionit të ri parlamentar të Kuvendit, ndërsa po në këtë ditë do të mblidhet edhe Komisioni i Ligjeve, në qendër të të cilave do të jetë rivotimi i 4 dekreteve të rrëzuara nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Të hënën do të zhvillohet edhe seanca parlamentare, duke i dhënë kështu nisje sesionit të ri parlamentar, ku sipas deklaratave të bëra nga qeveria, pritet të rivotohen dekretet e rrëzuara.  Sipas rregullores së Kuvendit, dekretet e kthyera nga Presidenti i Republikës duhet të shqyrtohen sërish në komisionin përgjegjës dhe më pas të futen për votim në seancë plenare. Kështu në rend dite në Komisionin e Ligjeve parashikohet të jenë dekretet e rrëzuara nga Nishani për t’u dërguar pastaj për seancën plenare të së hënës. Nisja e punës së komisioneve të premten dhe seancës së kuvendit të hënën, shënon kështu startin e sesionit të ri parlamentar. Vetë shefi i qeverisë, Edi Rama, paralajmëroi se pavarësisht vendimeve për mosdekretimit të ligjeve të nga ana e Nishanit, ato do të rivotohen sa më shpejt të jetë e mundur pasi Shqipëria siç theksoi ai nuk ka kohë për të humbur.