“Të pastrojmë Shqipërinë” në Berat, Rama: PS duhet të pasqyrojë gjithë shoqërinë

446
Kryeministri Edi Rama i cili është ndalur këtë të hënë në qytetin e Beratit, gjatë aktivitetit, “të pastrojmë më tej Shqipërinë” vuri theksin tek një reformism i Partisë Socialiste me qëllim deviersifikimin e saj. Sipas Ramës, është e domosdoshme që në strukturën sociale të Partisë Sociliaste, të ketë njerës nga çdo grupmoshë dhe status social.
“Pse është e domosdoshme që në këët proces riorganizimi dhe zgjedhjesh në PS, forca jonë të kapërcejë kufijtë ekzistues, të zgjerojë hapësirën e ndërvveprimit në komunitet dhe të përfshijë në gjirin e vet sa më shumë të reja dhe të rinj, burra dhe gra, individ që vijnë nga fusha të ndryshme, të veprimtarisë shoqërore dhe të rrugëve të ndryshme të punës dhe kontributit.
Nuk është një bilanc për të bërë një paradaë arritjesh edhe pse janë aty. Janë të qartë dhe një pjesë e tyre të prekshme, një pjesë tjetër të rëndësishme për një process reformash që do sjellin hap pas hapi rezultatt në familje.
Është një bilanc për të forcuar, argumentin se sot, reformat kanë nevojë për një shtysë edhe më të fortë dhe për ta bërë, të mundur të gjithë projektin tonë të reformave në një kohë të shkurtër dhe për të fituar kohën e humbur, është e domosdoshme që të kemi një PS të modernizuar në përbërjen e strukturës sociale të organizatës. Me këtë dua të them që është e domosdoshme që organizatat socialiste të përfshijnë të gjithë komponentët e shoqërisë. Është e rëndësishme që PS të jetë e hapur ndaj njerëzve të punës. Ndaj njerëzve që janë shembull se si gjërat bëhen me vullnet, punë. Këtu kam parasysh që nga nxënësit e dalluar, studentëët, sipërmarrësit dhe tregtarët e vjet, tek fermerët në fshat, tek mësuesit, pedagogët , intelektualët dhe sipërmarrësit e mëdhenj. Këtu kam parasysh edhe puëntorët dhe gratë punëtore nëpër fabrikat e vogla në këtë zonë. Këtu kam parasysh të gjithë ata që PS ka detyrimin t’u ofrojë mundësinë për të folur përmes PS. Për t’i mbështetur dhe për t’i rritur reformat tona.
PS nuk mund të jetë fjalia ku tema “është dua një punë në shtet. Sepse ka një Shqipëri, që sigurisht ka nevojë për një punë, por ka dhe një Shqipëri që punon dhe që përbëhet nga komponentë të fortë të shqoërisë që kanë halle, probleme. Që nuk lidhen me kam apo skam një vend pune por me shumë aspekte të tjera. Ne duhet të shikojmë me këmbëngulje në këto drejtime dhe t’i japim mundësi strukturës sociale të PS që të diversifikohet dhe të bëhet e larmishme që në 25 vjetorin e saj në qershorin e ardhshm të shënojnë 150 mijë anëtarë , por të pasqyrojë të gjithë spektrin e shoqërisë. Në këtë aspekt ne duhet të shikojme me besim ndaj të rinjvee, por po ashtu të mos vëmë kufi moshe, por të përfshijmë çdo moshë dhe natyrisht duke patur prioritet rritjen e numrit të grave dhe vajzave. Zgjedhjet treguan që teoria e famshme “nuk ka gra në fshatin tonë” ishte një muhabet burrash me një gotë raki. Ata janë sot të barabartë me burrrat në këshillat bashkiakë dhe mund të jenë dhe duhet të jenë të pranishme në mos njësoj sa burrat, në çdo organizatë socialiste deri në fshatin më të largët,” tha Rama. 
Sigal