Të ndëshkohen zyrtarët e korruptuar

497
Sigal

DASH: Qeveria nuk e zbaton ligjin dhe zyrtarët përfshihen në korrupsion pa u ndëshkuar

Korrupsioni dhe mungesa e transparencës në qeveri, kompensimi i pronave, kompensimi i sh të burgosurve politik, censura mediatike, cenimi i jetës private dhe i të drejtave të punëtorëve janë disa nga pikat e prekura dhe të trajtuar gjerësisht në raportin DASH-it të prezantuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kerri. Sipas raportit, qeveria nuk e zbaton si duhet ligjin dhe shpesh zyrtarët janë të përfshirë në praktika korruptive pa u ndëshkuar. “Në vitin 2012 bashkërendimi i përgjithshëm i çështjeve kundër korrupsionit iu ngarkua Departamentit të Auditimit dhe Kontrollit të Brendshëm në zyrën e kryeministrit. Ky departament kreu një sërë hetimesh nga ana e tij për ankesa korrupsioni, por nuk lëshoi raporte të qenësishme dhe nuk i referoi asnjë rast prokurorisë. Përgjithësisht u konsiderua si joefikas”,-thuhet në raport.

Disa nga çështjet e trajtuara janë:

Korrupsioni dhe mungesa e transparencës në qeveri

Ligji parashikon ndëshkime penale për korrupsion nga zyrtarët; megjithatë, qeveria nuk e zbatoi si duhet ligjin dhe shpesh zyrtarët ishin të përfshirë në praktika korruptive pa u ndëshkuar.

Korrupsioni: Korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisë. Nga janari deri në qershor, Njësitë e Përbashkëta Hetimore, njësi nga shumë agjenci që hetojnë dhe ndjekin penalisht korrupsionin dhe krimet e tjera financiare nisën 651 hetime të reja dhe dërguan 230 çështje në gjykatë. U përfunduan gjykimet për 82 çështje, duke dhënë vendime fajësimi për 122 të pandehur dhe rrëzim akuze për 19 të pandehur. Deri në qershor 275 individë ishin akoma në proces gjykimi. Në vitin 2012 bashkërendimi i përgjithshëm i çështjeve kundër korrupsionit iu ngarkua Departamentit të Auditimit dhe Kontrollit të Brendshëm në zyrën e kryeministrit. Ky departament kreu një sërë hetimesh nga ana e tij për ankesa korrupsioni, por nuk lëshoi raporte të qenësishme dhe nuk i referoi asnjë rast prokurorisë. Përgjithësisht u konsiderua si joefikas. Sektori për Krimin dhe Korrupsionin në Policinë e Shtetit Shqiptar hetoi çështje korrupsioni. Hetimet e këtij sektori u penguan nga kapaciteti i kufizuar për hetime dhe mbikëqyrje të fshehta. Agjenci të tjera, përfshirë autoritetet e taksave dhe doganave, dhe audituesit e rregulluesit e shtetit kryejnë gjithashtu hetime kundër korrupsionit. Përpjekjet e tyre, si edhe përpjekjet e policisë së shtetit, u penguan nga rrjedhje informacioni gjatë hetimit, presioni politik i vërtetë dhe i perceptuar dhe sistemi i rastësishëm i riemërimeve. Kishte shtatë njësi në qytetet më të mëdha të vendit, por ndjekja e krimeve të niveleve të larta mbeti e pakapshme për shkak të frikës së hetuesve nga ndëshkimi, mungesa e përgjithshme e burimeve dhe korrupsioni gjyqësor. Autoritetet shkarkuan disa zyrtarë të qeverisë të cilët qartazi ishin përfshirë në raste abuzimi, por iu dhanë atyre poste të tjera në qeveri pa ndonjë ndëshkim. Mbeti problematike ndjekja penale e zyrtarëve të lartë dhe të pandehurit me pozitë shpesh dilnin të pafajshëm edhe përballë provave më se të qarta.

 Mbrojtja e informatorit: Ligji nuk jep mbrojtje për informatorët.

 Deklarimi i pasurisë: Ligji kërkon që zyrtarët e lartë të deklarojnë pasuritë e tyre në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP), i cili i monitoron dhe verifikon këto deklarime. ILDKP-ja i bëri publike këto deklarata. Ligji siguronte që ILDKP-ja të gjobiste zyrtarët që nuk u përmbaheshin kërkesave të deklarimit.

Marrja e informacionit nga publiku: Ligji garanton që publiku të mund të marrë informacione qeveritare, por qeveria nuk e zbatoi si duhet këtë ligj. Procesi për publikimin e informacionit shpesh nuk ishte i qartë dhe me raste zyrtarët nuk ishin të gatshëm të nxirrnin informacionin. Ligji përcakton se e drejta për të marrë informacion mund të kufizohet kur informacioni kategorizohet si i klasifikuar apo kur nxjerrja e informacionit dhunon mbrojtjen e të dhënave personale. Ligji përcakton afat kohor prej 40 ditësh që institucionet përgjegjëse publike të japin informacionin e kërkuar.

Procedurat e arrestimit dhe trajtimi gjatë paraburgimit

Kushtetuta kërkon lëshim nga ana e gjykatësit të një fletë-arresti për ndalim bazuar në prova të mjaftueshme.

Mohimi i gjykimit të drejtë publik

Kushtetuta parashikon pushtet gjyqësor të pavarur; megjithatë, trysnia politike, kërcënimi, korrupsioni i përhapur dhe burimet e kufizuara penguan me raste gjyqësorin të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe efikase. Gjithashtu, seancat dëgjimore në gjykata shpesh bëheshin të mbyllura për publikun.

Procedurat e gjykimit

Ligji parashikon se i pandehuri konsiderohet i pafajshëm derisa t’i jepet dënimi. Ligji u jep të drejtën të pandehurve të informohen menjëherë dhe me detaje në lidhje me akuzat, me përkthim falas nëse është e nevojshme, si edhe të drejtën për gjykim publik të lirë e të drejtë pa vonesa.

Të dënuarit dhe të ndaluarit politikë

Nuk pati raportime për të burgosur apo të ndaluar për motive politike. Ish të dënuarit politikë nën regjimin komunist vazhduan t’i kërkonin kompensim qeverisë. Në disa raste gjatë vitit, grupe ish të dënuarish politikë u përpoqën të protestonin kundër mospagimit nga qeveria të kompensimit dhënë atyre në mënyrë të ligjshme. Në thuajse çdo rast, Procedurat gjyqësore dhe kompensimet civile

Ndërsa individët dhe organizatat mund të kërkojnë kompensime civile për dhunim të të drejtave të njeriut, gjykatat ishin pre e korrupsionit, inefikasitetit, kërcënimeve dhe ngacmimeve politike. U mbajtën shumë seanca dëgjimore në zyrat e gjyqtarëve, të cilat çuan në mungesën e profesionalizmit dhe mundësi për korrupsion autoritetet ndaluan organizimin e protestës dhe arrestuan organizatorët.

Kthimi i pronës

Një numër i madh pretendimesh kundërshtuese për prona private dhe fetare të konfiskuara gjatë regjimit komunist mbetën të pazgjidhura. Qeveria nuk ndoqi ndonjë sistem efikas për kthimin e pronave të konfiskuara gjatë regjimit komunist.

Ndërhyrje arbitrare në privatësi, familje, shtëpi dhe korrespondencë

Pati incidente, ku qeveria konfiskoi apo u përpoq të konfiskonte prona pa bërë procedurat e duhura gjatë vitit. Në nëntor Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar (INUK) mbështetur nga policia e shtetit u përpoq të nxirrte pronarët nga shtëpitë e tyre në një pallat në Vlorë. Këto familje kishin pronësinë e banesave nga zyra përkatëse e regjistrimit të pronës. Ato raportuan se ishin ndaluar nga policia të hynin në shtëpitë e tyre duke iu thënë se qeveria po e sekuestronte ndërtesën për shkatërrim. Avokati i Popullit raportoi se veprimet e qeverisë kishin shkelur procedurat. Zyrtarë të qeverisë deklaruan se ndërtesa ishte ndërtuar në mënyrë të paligjshme dhe shkelte kushtet e lejes. Gjykata Administrative Rajonale e Vlorës vendosi në favor të banorëve të ndërtesës dhe urdhëroi qeverinë të pezullonte veprimet e saj.

Liria e fjalës dhe e shtypit

Liria e Fjalës: Individët në përgjithësi patën mundësinë të kritikonin qeverinë në mënyrë publike apo private pa pësuar masa ndëshkimore; megjithatë, pati raportime se qeveria u kërkoi punonjësve të merrnin pjesë në protesta gjatë fushatës. Anëtarë të një grupi ish të dënuarish politikë nga regjimi komunist, të cilët i bënë kërkesë qeverisë për kompensim raportuan se zyrtarë të sigurisë së shtetit rregullisht monitoruan lëvizjet e tyre dhe i provokuan ata dhe anëtarë të familjeve të tyre.

Liria e shtypit: Mediat e pavarura ishin aktive dhe gjerësisht të pakufizuara, megjithëse pati raste presioni të drejtpërdrejtë ose të tërthortë politik dhe ekonomik mbi median, përfshirë kërcënime kundër gazetarëve.

Dhuna dhe ngacmimi: Pati incidente dhune kundër anëtarëve të medias transmetuese gjatë vitit, dhe aktorët politikë e të biznesit u bënë presion gazetarëve.

Ligji për shpifjen/Siguria kombëtare: Ligji garanton mbrojtje të veçantë për zyrtarë qeveritarë vendas dhe të huaj në raste shpifjesh; megjithatë, ligji ndalon fyerjen dhe botimet e qëllimshme për informacion të rremë si kundravajtje të ndjekura privatisht dhe këto janë objekt gjobe.

Zgjedhjet dhe pjesëmarrja politike. OSBE-ja vërejti se atmosfera e mosbesimit mes dy forcave politike kryesore njollosi mjedisin zgjedhor dhe ishte sfidë për administrimin e gjithë procesit zgjedhor.

Të drejtat e punëtorëve

Liria e grupimit në shoqata dhe e drejta për marrëveshje kolektive

Ligji dhe rregullorja e statutet lidhur me të japin të drejtën për shumicën e punonjësve të formojnë unione të pavarura, të kryejnë greva të ligjshme dhe të bëjnë marrëveshje kolektive.

Ndalimi i punës me forcë apo të detyruar

Ligji ndalon të gjitha format e punës së detyruar apo me forcë. Megjithatë qeveria nuk e zbatoi si duhet këtë ligj gjatë gjithë kohës. Zbatimi u pengua për shkak të mungesës së bashkërendimit mes ministrive dhe zbatimit të parregullt të procedurave standarde të veprimit

Kushtet e pranueshme të punës

Ministria e Rinisë dhe Mirëqenies Sociale është përgjegjëse për zbatimin e pagës minimale. Ministria e Rinisë dhe Mirëqenies Sociale është përgjegjëse për zbatimin e standardeve dhe rregullave të sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës.

Raporti i DASH/ Qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit

 

Trafikimi njerëzor mbetet një problem serioz në Shqipëri

 

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për trafikimin e qenieve njerëzore. Sipas raportit: “Grupe kriminale rekrutojnë me anë të mashtrimit femra me oferta për punësim si kameriere, banakiere, kërcimtare, apo këngëtare në vendet fqinje, specifikisht në Kosovë, Greqi dhe Maqedoni dhe i nënshtrojnë ato ndaj trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual”. Më tej në raportin e DASH thuhet se Shqipëria është një vend burimi dhe destinacioni për burra, gra, dhe fëmijë që i nënshtrohen trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual dhe për punë të detyruar.
“Femra dhe fëmijë shqiptarë i nënshtrohen në radhë të parë trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual brenda Shqipërisë dhe në Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovë, Belgjikë, Holandë, Gjermani, Zvicër, Irlandë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Viktima nga Filipinet dhe Shqipëria iu nënshtruan punës së detyruar në Shqipëri.
Ka një problem në rritje me fëmijët shqiptarë, shpesh të etnisë rome, që i nënshtrohen lypjes së detyruar dhe forma të tjera pune në Greqi, Kosovë dhe brenda Shqipërisë. Disa vajza shqiptare i nënshtrohen trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual apo pune të detyruar pas martesave me ujdi.”- saktësohet në raportin e DASH.
Sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit; megjithatë, është duke bërë përpjekje domethënëse për ta bërë këtë.
“Në tetor 2013, qeveria emëroi një koordinatore të re kombëtare anti-trafikim, e cila në dhjetor mori nismën për ngritjen e një taskforce të posaçme për të përmirësuar koordinimin midis policisë, prokurorëve dhe gjykatësve. Agjencitë ligjzbatuese shqiptare përmirësuan të kuptuarit e një përqasjeje ndaj trafikimit njerëzor me viktimën në qendër, ndonëse nevojitet më shumë trajnim për të përmirësuar efiçiencën e tyre operative në identifikimin e rasteve dhe çuarjen e tyre drejt ndjekjes penale. Qeveria rriti numrin e viktimave të identifikuara, por një numër i vogël autorësh trafikimi u ndoqën penalisht dhe dënuan. Viktimat merrnin shërbime të pamjaftueshme të shëndetit mendor në strehën e administruar nga shteti dhe personeli i kujdesit shëndetësor kishte nevojë për trajnim.”- thuhet në raport.

Rekomandimet për Shqipërinë:

Të hetojë dhe ndjekë penalisht në mënyrë energjike kundravajtjet e trafikimit dhe të dënojë dhe ndëshkojë autorët e kundravajtjeve të trafikimit; të sigurojë që viktimat të kenë akses tek ndihma, mbështetja dhe mbrojtja specifike për viktimat, përfshi shërbimet e riintegrimit, të tilla si trajnimi profesional dhe kujdes falas të shëndetit publik; të ofrojë financim për OJQ-të për strehët dhe shërbimet e ndihmës për viktimat, përfshi nëpërmjet Fondit të Posaçëm për Parandalimin e Krimeve; të zgjerojë njësitë e përbashkëta të lëvizshme që administrohen nga grupet e shoqërisë civile dhe agjencive ligjzbatuese për të rritur identifikimin e viktimave; të trajnojë prokurorë dhe gjykatës mbi amendamentet ligjore të fundit lidhur me trafikimin; të trajnojë personelin mjekësor të strehëve që administrohen nga shteti mbi mbështetjen me viktimën në qendër; të trajnojë më tej policinë dhe zyrtarë në nivel vendor për të rritur numrin e viktimave të identifikuara dhe të ndihmuara; të vazhdojë të trajnojë inspektorët e punës dhe të tjerë zyrtarë mbi identifikimin e viktimave; të trajnojë zyrtarët në njësitë për mbrojtjen e fëmijëve për të rritur identifikimin e treguesve të trafikimit dhe për të referuar viktimat në shërbimet e përshtatshme; të sigurojë efektshmërinë dhe mbështetjen për koordinatoren kombëtare anti-trafikim; dhe të vazhdojë të zgjerojë përpjekjet për të rritur ndërgjegjësimin për trafikimin anekënd Shqipërisë, përfshi nëpërmjet përdorimit të njësive rajonale për anti-trafikimin.

 

Parandalimi

Qeveria e Shqipërisë rriti përpjekjet për të parandaluar trafikimin e personave gjatë vitit. Në tetor 2013, pak pas marrjes së detyrës, qeveria emëroi një koordinatore të re kombëtare anti-trafikim. Për herë të parë, qeveria caktoi një buxhet të veçantë për zyrën e koordinatores kombëtare anti-trafikim me vlerë afërsisht 50,000 dollarë. Po ashtu, qeveria caktoi fonde për komitetet rajonale anti-trafikim për të trajtuar çështje të trafikimit në rrethe. Koordinatorja kombëtare pati sukses në ringjalljen e 12 komiteteve, deri atëherë të fjetura, kudo në vend. Gjatë periudhës së raportimit, komitetet ishin aktive për trajtimin e çështjeve të trafikimit në rrethet e tyre nëpërmjet zhvillimit të planeve vendore të veprimit dhe kryerjes së takimeve të ndryshme në bashkëpunim me partnerë të shoqërisë civile. Qeveria, në bashkëpunim me OJQ-të, trajnoi anëtarë të komiteteve rajonale anti-trafikim, zyrtarë të qeverisë, punonjës të shërbimit social, policisë, mësues shkollash dhe inspektorë të punës lidhur me zbatimin e procedurave për identifikimin dhe referimin e viktimave. Megjithatë, komitetet rajonale anti-trafikim dhe zyrtarë vendorë vazhdojnë të kenë nevojë për trajnim dhe zhvillim të mëtejshëm. Në bashkëpunim me OJQ, qeveria bashkëfinancoi nisma edukuese për të botuar dhe shpërndarë broshura anti-trafikim tek policia dhe viktima të mundshme të trafikimit dhe botoi dhe shpërndau kopje të një novele që theksonte historinë e vërtetë të një viktime të trafikimit mes nxënësve të shkollave të mesme, punëdhënës, përfaqësues vendorë të shoqërisë civile, si dhe anëtarë të komuniteteve në qytete të ndryshme. Qeveria bashkësponsorizoi një program trajnimi me qëllim sensibilizimin e pronarëve të hoteleve dhe agjencive të udhëtimit lidhur me identifikimin e trafikimit njerëzor dhe viktimave. Qeveria bashkë-financoi një projekt për zbatimin e një aplikimi telefonash celularë për t’u përdorur nga qytetarët për të raportuar raste të dyshuara trafikimi dhe përftimin e aksesit në shërbime ndihme. Qeveria ngriti një bord këshillues për shoqërinë civile për të përmirësuar bashkëpunimin me OJQ-të. Qeveria kreu një auditim të brendshëm të strehës shtetërore. Qeveria vazhdoi zbatimin e planit të saj kombëtar të veprimit për periudhën 2011-2013. Qeveria demonstroi përpjekje për të ulur kërkesën për tregti me akte seksuale; megjithatë, nuk demonstroi përpjekje për të ulur kërkesën për punë të detyruar.

 Arvizu:Koha për t’i dhënë fund turpit të skllavërisë moderne në Shqipëri”

 Pas publikimit të raportit të Departamentit të SHBA për Trafikimin e Personave, Ambasadori Amerikan në Shqipëri, A. Arvizu, bëri një deklaratë për shtyp ku theksonte se: “Sot, Shqipëria mori lajme të mira për përpjekjet e saj drejt sundimit të ligjit dhe për integrim të mëtejshëm në komunitetin euroatlantik. Në Raportin e Departamentit të SHBA për Trafikimin e Personave, Shqipëria përmirësoi performancën e saj, duke u ngjitur në renditjen e ‘Grupit 2’ dhe duke dalë nga “Lista e Vëzhgimit e Grupit.” Renditja në Grupin 2 nënkupton që qeveria po bën përpjekje domethënëse, por prapëseprapë nuk përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, të parashtruara në ligjet e SHBA dhe ato ndërkombëtare. Pikërisht në këtë çast, miliona njerëz anembanë botës, si dhe qindra, në mos më shumë, pikërisht këtu në Shqipëri, trajtohen si skllevër të kohës moderne. Trafikimi njerëzor shpërbën familje, ushqen krimin e organizuar, krijon destabilitet dhe kërcënon sundimin e ligjit. Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur Shqipërinë në këto përpjekje, duke ofruar afro 2 milionë dollarë në tre vitet e fundit për trajnimin anti-trafikim të policisë, prokurorëve, e gjykatësve, si dhe për të mbështetur organizata joqeveritare. Megjithatë, trafikimi njerëzor mbetet një problem serioz në Shqipëri.