“Të mos lejojmë ‘dimrin demografik’”, Meta i ashpër: Terrorizmi lind, kur shuhet shpresa nga keqqeverisja!

117

Me një gjuhë kritike në konferencën ndërkombëtare me temë “Feja si instrument paqeje”, Presidenti Ilir Meta u shpreh se duhet luftuar më shumë varfëria, pasi është burim i terrorizmit.

Po ashtu, referuar emigracionit në rritje, ai theksoi se nuk duhet lejuar që Shqipëria të vuajë dimrin demografik të Evropës.

“Të gjithë kemi detyrime kombëtare rajonale e ndërkombëtare e duhet angazhohemi më shumë për të luftuar varfërinë, për të përmirësuar standardet e jetesës. Terrorizmi e ekstremizmi fetar lindin nga varfëria dhe kur shpresa për të ardhmen shuhet nga keqqeverisja. Qeveria duhet të hartojë ligje për mbrojtjen e interesave te qytetareve.

Ne po hasemi me një nivel të lartë ikjesh, eksodi i rinisë sonë duke bërë vunerabël shtresa të dobëta të shoqërisë. Të mos lejojmë dimrin demografik të Evropës na ka porositur Papa Francesku në takimet me të. Ky fenomen s’na ka prekur vetëm ne, por gjithë rajonin tonë ndaj duhet ta përballojmë së bashku. Bijtë e shqipes të kthehen në atdheun e tyre për jetë më të mirë dhe më të sigurt.

Në vendin tonë ligjet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut janë çimentuar në dy nene të posaçme të Kushtetutës që në vitin 1998, kuadri ligjor është i kompletuar. Por siç vërehet edhe në raportet e DASH komunitetet fetare po përballen me vështirësi për blerjen e tokës, vështirësi që lidhen me problemet nga pushteti vendor.

Janë ankuar për ndikimin e huaj dhe ndikimin në organizatat fetare shqiptare, kjo ngjall shqetësime dhe kërkon përgjegjshmëri dhe vëmendje të vazhdueshme. Duhet stabilitet politik”.