“Të fortët bëjnë drejtësinë, të varfërit janë viktima”

498
Donald Lu është treguar i drejtpërdrejtë kur tha se ka ardhur koha që politikanët të dëgjojnë zërin e popullit dhe të shohin se sa shqetësues mbetet niveli i korrupsionit në rradhët e politikës, gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Problemi më i madh i korrupsionit mbetet tek udhëheqësit e partive politike, prokurorët, gjykatësit dhe doganierët”, tha ambasadori amerikan. “Nuk habitem aspak nga ky përfundim. Ai tregon se populli shqiptar e kupton me vërtet se çfarë po ndodh me korrupsionin në vendin e tij. Ka ardhur koha që politikanët ta dëgjojnë”, tha Lu në takimin ku u prezantuan rezultatet e sondazhit për korrupsionin. Ai është shprehur i prekur nga historia e një gruaje. “Gruaja e dhunuar gjeti më shumë vuajtje nga drejtësia. Gjykata, burrit kriminel i dha pasurinë dhe fëmijët. Korrupsioni po shkatërron jetën e qytetarëve të vendit. Të fortët bëjnë drejtësinë, të varferit janë viktima. Një politikan më tha, “populli s’e kupton”
Sigal