Të enjten s’ka Kuvend, zbulohet çfarë do ndodhë me kreun e KQZ-së, Klement Zguri më 30 nëntor

611
Këtë të enjte Kuvendi i Republikës së Shqipërisë nuk do të mblidhet ashtu si zakonisht. Burime e mbrëndshme bëjnë me dije se Kuvendi do të mblidhet më 30 nëntor ku do të zhvillohet edhe seanca e parë për buxhetin nen për nen.
Sakaq të njëjtat burime saktësojnë se më 30 nëntor pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për shkarkimin e Klement Zgurit si anëtar i KQZ-së për shkeljen e kodit zgjedhor dhe ligjit të dekriminalizimit.
Sipas të njëjtave burime më 30 nëntor do të shpallet vakanca për kryetar të KQZ dhe do të hapet gara per kryetarin e ri
Pritet që konferencës t’i propozohet si pikë për rend dite të seancës së 30 nëntorit, pikërisht propozimi për shkarkimin e Klement Zgurit.
Sigal