‘Të dytët për azilkërkues’, Macron i prerë/ Nuk ka negociata me Shqipërinë

498
Sigal

Franca shprehet hapur kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Një ditë para mbledhjes së krerëve të qeverive të vendeve anëtare, presidenti francez, gjatë një konference për shtyp me kancelaren gjermane Angela Merkel, ka shprehur kritika ndaj qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

Sipas tij, gjërat me Shqipërinë janë bërë mbrapsht, duke përmendur numrin e lartë të azilantëve shqiptarë në Francë.

“Me Shqipërinë i bëmë gjërat mbrapsht, hoqëm vizat dhe u shndërruan në shtetin e dyte për numrin e azilantëve”, ka thënë prerazi Macron.

Sipas tij, Shqipëria përfitoi liberalizimin e vizave dhe çfarë bënë shqiptarët?! “Na dyndën me azilkërkues”.