‘Taulantit që gjeti motrën Rakip’/ Mziu: Mësoje të mbërrthejë këmishën dhe të tregojë ‘gjoksin’ me punë, jo me fasadë

671
Sigal

Nga Xhelal Mziu:

Reagim pas gënjeshtrave të Taulant Ballës!

Taulanti kërkon kllounin e radhës (Rakip Sulin) për gënjeshtrën e ditës. Nëse do të kishte një fjalë që do të personifikonte “Rilindjen” do të ishte “fasadë”. Në 7 vite qeverisje miliona lekë ka hedhur vetëm për fasadë dhe asnjë projekt të nisur nga themelet. Këtë rrugë prej 2 muajsh në Bashkinë e Kamzës ka ndjekur dhe Rakip Suli, sigurisht ç mund të bëje më tepër një njeri pa vizion vetëm të kopjojë “babain” e fasadës Edi Rama. Kur ai erdhi në pushtet hoqi murin rrethues të kryeministrisë me qëllimin që të jetë më pranë qytetarëve por çfarë bëri vetëm që largoi të rinjtë nga vendi, rriti numrin e të papunëve dhe i dha jetë dorgës dhe krimit.

Tashmë është radha e Rakipit të bëjë kllounin e radhës, shkatërron lulishtet ekzistuese, heq gardhin rrethues të bashkisë dhe bën fasadën e radhës me bojën e piktorit lyen disa mure dhe mbjell disa lule. Ajo bashki në 12 vite qeverisje ka qenë e hapur për çdo qytetar dhe kushdo që hynte me një problem dilte me një zgjidhje. Taulanti kërkon shown e radhës dhe thotë s’ka ndriçim! Por shëmtia e rilindjes s’ka fund, vetëm 2 muaj para 30 Qershorit rilindja dha urdhër të fikët ndriçimi në rrugët e Kamzës dhe pse? Që të zbehte imazhin tim në krye të bashkisë. Por i doli huq kur në votimet moniste morën pjese vetëm 6 % e qytetarëve të Kamzës.

Taulanti që shqetësohet për një tokë zallishte harron që në qarkun e Elbasanit,konkretisht në Librazhd ka bërë një masakër me pyjet, s’ka njeri që nuk e di këtë fakt. O grupi i “mavise” kur ju shpenzoni miliona lekë për lobime, fasadë e foto me pagesë unë në një vit në bashkinë Kamëz kam investuar në ndërtimin e 167 rrugëve të reja. Mjafton të dilni njëherë të takoni banorët e Kamzes derë me derë dhe shikoni realitetin, asfaltim me standarde derë më derë.

Por ju preferoni të krekoseni në zyra dhe të bëheni kllouni i radhës për një foto një facebook. Çdo dosje në bashkinë Kamëz ka marrë vëmendjen e duhur, ndryshe nga ju që sapo uzurpuat bashkinë e treguat vandalizmin duke shaktërruar çdo gjë që gjetët para e duke hipur mbi tavolina. Nuk ju vë faj si vizitorë të tallavave nuk dini çfarë është një institucion.

Për rikujtesë Taulantit që gjeti motrën Rakip, kam dërguar qindra projekte qeverisë për zhvillimin e Kamzës dhe nuk nguruat as ti shihnit e jo më të kthenit një përgjigje. Ajo çfarë më kthyet ishte që i hoqët bukën e gojës, ndërprevët ndihmën ekonomike 7500 familjeve në Bashkinë Kamëz.

“One stop” që nga 2009 ka qenë më i madhi dhe me funksionali me një personel të kualifikuar gjithmonë në shërbim të qytetarëve në çdo kohë.
Keni dhe një teknikë të trashëguar nga idhulli juaj Enver Hoxha gjeni një fëmijë në rrugë dhe shkrepni foton e radhës, por ne jemi pranë fëmijëve me shkolla me standarde dhe me gjallërim të kulturës, në kohën e PD ndërtuam në Kamez 21 objekte shkollore kurse ju dhe objektet që ishin po i mbyllni madje Pallatin e Kulturës e kthyet në ndërrmarje komunale.

Shoku Taulant mjaft e bërët pis Kamzën me palaçon Rakip në krye të bashkisë, bëji një ndër qytetarëve të Kamzës duke mos shkuar atje, sepse njollos gjithçka ku kalon.

Dhe bëj diçka për motrën Rakip o Taulant, mësoje të mbërrtheje këmishën dhe të tregojë “gjoksin” me punë e jo me fasadë!