Taulant Muka dha dorëheqjen (i detyruar) nga posti i zëvendësministrit të Arsimit

532
Sigal

Dje, Taulant Muka, zëvendësministri i Arsimit  ishte tek amfiteatri i Liqenit Artificial në Tiranë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit të Tiranës ku mbajti dhe një fjalë të shkurtër para të pranishmëve. Vetëm pak orë pas këtij eventi Taulant Muka bëri të ditur vendimin e tij të papritur për t’u dorëhequr. Dorëheqje, e cila duke pasur parasysh këto rrethana duket më shumë si e imponuar, për shkak e mosdhënies së hapësirës së nevojshme për të implementuar idetë e tij. Megjithatë dorëheqja  si “rrufe në qiell të hapur” të lë të dyshosh mbi atë, se çfarë ka ndodhur Brenda harkut kohor prej 24 orëve, pasi vetëm ditën e djeshme, nga ajo që shkruante Muka në rrjetet sociale kuptohej se ai nuk kishte ndërmend të jepte dorëheqje. Për më tepër zv.ministri synonte që të bënte rankimin e akademikëve, sipas produktit shkencor për të evidentuar shkencëtarët shqiptarë që jetojnë në vend. Ja çfarë shkruante para 2 ditësh Taulant Muka, si zëvendësministër i Arsimit: “Bashkë me çunat e Ministrisë do bëjmë rankimin e akademikëve shqiptarë, sipas produktit shkencor për të evidentuar shkencëtarët shqiptarë që jetojnë në Shqipëri. Çuna, suksese me përdorimin e “R Programming! Shumë punë ju pret përpara! Dorëheqja:  “I nderuar z. Kryeministër, Për arsye etike, morale dhe profesionale, dhe të papajtueshmërisë që unë kam në modelin e punës të aplikuar në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i zëvendës ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë”, – shkruhet në letrën e Mukës.